“Policët e lagjes”, nisi dje aplikimi
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për Shkollën e Policisë, procesi i hapur gjatë gjithë vitit, duke krijuar lehtësira për ata që duan të aplikojnë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit, bënë të ditur se, duke filluar nga dje, të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”, mund të aplikojnë pranë të gjitha drejtorive të Policisë në qarqe.
Aplikimet
Aplikimi është i hapur për të gjithë të interesuarit gjatë gjithë vitit dhe formularët e aplikimit mund të tërhiqen pranë strukturave të personelit në çdo drejtori Policie në qark. Ndërkohë, Drejtoria e Personelit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me drejtoritë e Policisë në qarqe do të bëjnë njoftimin e aplikantëve për datën dhe orën kur do të zhvillohet testimi me shkrim. Për të krijuar lehtësira për aplikantët, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim me universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe universitetin “Kristal” në Fier, ka bërë të mundur që testimi me shkrim për aplikantët të zhvillohet sipas këtij përcaktimi:
Qarqet
Për qarqet Tiranë, Durrës dhe Dibër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Akademisë së Policisë “Arben Zylyftari” Tiranë. Për qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër. Për qarqet Elbasan dhe Korçë testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Për qarqet Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e universitetit “Kristal” në Fier.
Kriteret
Kriteret e domosdoshme që duhet të përmbushë aplikanti për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme” janë: të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë, të ketë zotësi për të vepruar, të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën, të ketë mbaruar shkollën e mesme, të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në shërbimin policor, të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë, të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B.
Informacionet
Strukturat e personelit pranë drejtorive të Policisë në qarqe do t u japin të gjithë aplikantëve informacionin e nevojshëm për procesin e testimit si: shembuj pyetjesh, udhëzimet e testimit me shkrim, si dhe sqarime mbi mënyrën e plotësimit të fletës së skantronit. Ashtu sikundër dhe në vitet e mëparshme, korrigjimi i testimit do të bëhet me skaner dhe kandidatët do të njihen brenda ditës me rezultatin e testimit me shkrim. Të gjithë aplikantët për çdo paqartësi që mund të kenë lidhur me këtë process, mund të drejtohen pranë zyrave të personelit në drejtoritë e Policisë në qarqe ose pranë Sektorit të Pranimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Po ashtu mund t i parashtrojnë pyetjet apo shqetësimet e tyre dhe me e-mail në adresën shkollaepolicise@mrp.gov.al. Çdo material i nevojshëm për procesin e aplikimit, si dhe për fazat e përzgjedhjes së kandidatëve do të publikohet dhe në faqen e internetit të Policisë së Shtetit ëëë.asp.gov.al. Policia e Shtetit, përmes këtij procesi që është bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidatëve sa më cilësorë për të shërbyer si punonjës policie. Është objektiv parësor i Policisë së Shtetit të përzgjedhë vetëm kandidatët e kualifikuar si më të mirët, përcaktuar nga një proces i drejtë, transparent dhe i plotë përzgjedhjeje, në mënyrë që të përmbushë me sukses misionin e saj dhe të sigurojë një shërbim cilësor për qytetarët.
Kriteret
1. Të jetë shtetas i Republikës së Shqipërisë.
2. Të ketë zotësi për të vepruar.
3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën.
4. Të ketë mbaruar shkollën e mesme.
5. Të japë informacionin e kërkuar në lidhje me punën e tij të mëparshme ose ndonjë çështje tjetër që lidhet me pranimin e tij në shërbimin policor.
6. Të mos jetë i dënuar penalisht me vendim të formës së prerë.
7. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B.
Testi me shkrim, ja rruga që duhet të ndiqni
Formuluesit e testiti shpjegojnë metodën e testimit dhe kur kandidati skualifikohet
Një test prej 100 pyetjesh i hartuar për të testuar aftësitë në disa fusha. Është e rëndësishme që t u përgjigjen të gjitha pyetjeve gjatë kohës së përcaktuar. Burimet zyrtare nga Policia e Shtetit u bëjnë të ditur kandidatëve se do të kenë në dispozicion 3 orë për të përfunduar testin. Do të njoftohen kur të kenë mbetur 30 minuta nga koha dhe më pas edhe kur të kenë mbetur 5 minuta nga përfundimi i kohës.
Mjetet e punës
Çdo konkurrent duhet të përdorë laps për t iu përgjigjur pyetjeve. Nëse ka nevojë të ndryshojë përgjigjen, mund të fshijë përgjigjen e parë dhe të japë përgjigjen e re. Kandidati duhet të mbushë me laps të gjithë rrethin e përgjigjes që do të japë. Në rast se ajo nuk mbushet plotësisht mund të mos lexohet nga lexuesi optik (skaneri). Në kutinë që shënon “Test Form” (Formulari i testit) mbushni atë shkronjë që i korrespondon shkronjës në cepin e djathtë sipër, të faqes së parë të testit.
Mos e plotësoni kutinë që shënon “Subj Score” (Rezultati për lëndë).
Përgjigjet
Për çdo pyetje ju jepen katër mundësi zgjedhjeje A, B, C, dhe D. Zgjidhni përgjigjen më të mirë për çdo pyetje. Shënoni përgjigjen tuaj në shkronjën korresponduese në fletën e përgjigjeve që do t ju jepet. Mos bëni asnjë shenjë tjetër në fletën ngjyrë rozë të përgjigjeve. Sigurohuni që të plotësoni kutinë në përgjigjen e duhur. Nëse jeni të pasigurt për përgjigjen e një pyetjeje, mos e plotësoni dhe kthehuni më vonë, nëse do të keni kohë. Në materialin e testit do të shënoni emrin dhe mbiemrin në krahun e djathtë. Mos shkruani asgjë tjetër në materialin e testit. Do t ju jepet një fletë e bardhë për përdorim gjatë testit.
Celularët duhet të fiken gjatë provimit.
Si skualifikohesh
Nuk ju lejohen makina llogaritëse, telefona celularë apo ndonjë mjet tjetër që mund t ju ndihmojë për testin. Përdorimi i mjeteve të tilla do t ju çojë automatikisht në skualifikim.
Nuk duhet të komunikoni në asnjë mënyrë me ndonjë aplikues tjetër gjatë testimit. Nëse do të komunikoni, do të skualifikoheni menjëherë nga procesi i përzgjedhjes. Nëse keni pyetje, ngrini dorën dhe prisni që drejtuesi që ndodhet në klasë t ju përgjigjet. Megjithëse të gjithë kandidatët do të kenë të njëjtin testim, rendi i pyetjeve mund të ndryshojë. Nëse kopjoni përgjigjet nga fleta e një kandidati tjetër kjo do të dëmtojë mjaft mundësinë tuaj për ta kaluar testin dhe për më tepër do të skualifikoheni automatikisht nga procesi i përzgjedhjes.
Të gjitha materialet (materiali i testit, fletët e përgjigjeve, shënimet, etj) duhet të dorëzohen pas përfundimit të testit. Nuk mund të merrni asgjë me vete nga ambienti ku zhvillohet testi.
Testi do të korrigjohet në mënyrë elektronike menjëherë pas përfundimit të tij dhe do të shpallen rezultatet. Mos u largoni nga ambienti i testimit pa parë rezultatet.
Në momentin e përfundimit të testit me shkrim do të njoftoheni për orën, datën dhe vendin e zhvillimit të testit fizik, që mund ta kryeni po në të njejtën ditë ose ditën e nesërme pas testit me shkrim. Ditën e testit me shkrim duhet të keni me vete kostumin sportiv dhe atletet, pra të përgatiteni për të kryer testin fizik. Nuk ju lejohet të keni me vete çanta apo materiale të tjera në momentin e hyrjes në sallën e testimit.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009