E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “PD-ja ndryshoi historinë e vendit”

Autori i Lajmit: red.
Kryeministri Berisha mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 18 vjetorit të themelimit të degës së Partisë Demokratike në Durrës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Kryetarja e Parlamentit znj. Jozefina Topalli, ministra të kabinetit qeveritarë, përfaqësues të PD-së në nivel qendror dhe lokal, etj. Kryeministri Sali Berisha në ceremoninë e festimit të 18-të vjetorit të krijimit të PD-së në Durrës e konsideroi si shumë të rëndësishme festimin e kësaj dite që shënon lindjen e dinjitetit qytetar, e themelimit të PD-së, partisë së parë opozitare në historinë e vendit. “18-të vjet me parë të rinj e të reja themeluan PD-në si partinë e tyre, si parti të shpirtit perëndimor të Durrës, si parti të integrimit europian dhe auroatlantik të tij”, u shpreh Sali Berisha. Berisha theksoi se themelimi i partisë ishte shumë i vështirë, por ne sajë të përkushtimit dhe kurajos u krijua një uragan i lëvizjes demokratike që rrëzoi diktaturën më të egër.
Ky lajm është publikuar: 17/01/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›