Apeli le në qeli Artan Kriston
Autori i Lajmit: Redaksia
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg ndaj të akuzuarit për nxitje të veprimeve terroriste Artan Kriso. Personazhi i njohur me emrin Muhamed Abdulla akuzohet se ka postuar mesazhe në tri faqe të ndryshme interneti në të cilat nxit kryerjen e veprimeve terroriste duke i përshkruar ato si veprime të lavdërueshme. Avokati i Kristos ka mohuar akuzat duke thënë se materialet e shpërndara nga klienti i tij nuk kanë asgjë të përbashkët me terrorizmin. Kristo u arrestua në Tiranë ndërsa Gjykata e kryeqytetit e kaloi dosjen në shqyrtimin e gjykatës së Durrësit, për shkak se i dyshuari ishte banor i këtij rrethi. I dyshuari apeloi vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila vendosi mbajtjen e tij në qeli deri në përfundim të hetimeve. Pas vendimit të sotëm të gjykatës së Apelit, avokati i Kristos ka thënë se do të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë. Artan kristo, një personazh i njohur në radhët e besimtarëve myslimanë në Shqipëri u shoqërua nga policia në vitin 2006 me dyshimet se ishte implikuar në vrasjen e ish-sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Salih Tivari. Policia nuk gjeti prova në atë kohë për implikimin e tij ndërsa shkak i konflikteve të tij me ish-klerikun mysliman që u vra në zyrën e tij në janar 2003, ishin fondet e ardhura nga shoqata “Al Haramain”. Kristo ishte përfaqësues i kësaj shoqate që kërkkoi të kalonte para nga arka e komunitetit Mysliman për investime në Shqipëri ndërsa Salih tivari kërkoi që paratë të kalonin njeherë në banka e më pas në komunitet. Në vitin 2004, Al Haramain u përfshi në listën e zezë të financuesve të terrorizmit.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009