Lëvizja e lirë Vizat, BE unifikon dokumentacionin
Autori i Lajmit: Redaksia
Çdo shqiptar që dëshiron të lëvizë në vendet e Bashkimit Evropian do të plotësojë të njëjtin dokumentacion si çdo shtetas tjetër. Vendimi është bërë i njohur dje nga presidenca suedeze e Bashkimit Evropian, e cila ka unifikuar dokumentacionin që duhet të plotësojnë qytetarët shqiptarë për vizita të shkurtra deri 6-mujore në çdo vend anëtar të zonës Shengen. Në këtë mënyrë lehtësohen më tej procedurat për lëvizjen e tyre, ndërkohë që ka diferencime të vogla mes kategorive të ndryshme.
Vendimi i Suedisë
Në njoftimin që presidenca suedeze ka dërguar për qytetarët shqiptarë thuhet se çdo zotërues i pasaportës shqiptare ka të drejtë të qëndrojë për një periudhë maksimale prej 90 ditësh brenda 6 muajve në një nga vendet Shengen, në rast se plotëson një dokumentacion fiks, i cili tashmë unifikohet për gjithë vendet e Shengenit. Mund të udhëtohet me një vizë të vlefshme Shengen në shtetet anëtare të mëposhtme dhe shtetet e asociuar që zbatojnë plotësisht Acqui-në Shengen: Austria, Belgjika, Republika Çeke, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Greqia, Gjermania, Holanda, Hungaria, Islanda, Italia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Malta, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Zvicra. Presidenca suedeze ua ka dërguar një kopje të dokumentacionit gjithë ambasadave të vendeve Shengen në Shqipëri që ato të përdorin për të lëshuar viza deri gjashtëmujore për qytetarët shqiptarë. Tarifa e vizës është unifikuar 35 euro për vendet Shengen, me përjashtim të Zvicrës ku tarifa është 60 euro. Tarifa nuk zbatohet për disa kategori të përmendura në marrëveshjen e lehtësimit të vizave, si anëtarët e delegacioneve zyrtare, fëmijët nën 6 vjeç, gazetarët, pensionistët etj. Tashmë qytetarët shqiptarë me informacionin e publikuar do të jenë më të qartë se çfarë dokumentesh duhen paraqitur para se të zënë radhën nëpër ambasada. Ndërkohë në varësi të qëllimit të udhëtimit ka disa dokumente shtesë për kategoritë e ndryshme si vizë për vizitorë, si turistë, vizë biznesi, vizë për pjesëmarrje në aktivitete kulturore dhe vizë për shofer transporti. Për secilën kategori ka disa dokumente shtesë që lidhen edhe me qëllimin e udhëtimit. Për shembull, për vizën si vizitor duhet mbështetje nga personi pritës, rezervim udhëtimi etj. Për vizë biznesi duhet letër nga shoqëria apo zyra pritëse, letër punësimi e biznesmenit etj. Megjithatë, njoftimi i ambasadës suedeze shton se çdo ambasadë mund të kërkojë dhe informacion shtesë kur e sheh të arsyeshme. Shqipëria pritet të përfitojë liberalizim të plotë vizash, vitin që vjen në varësi të plotësimit të kushteve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.
Tarifa
Tarifa e kërkesës për vizë është 35 euro. Tarifa paguhet në lek të llogaritur kundrejt normës përkatëse të këmbimit 1 (nëse hasni numrin duhet të shikoni nën të materialit dhe të lexoni specifikën që ka çdo ambasadë për këtë element). Nëse kërkesa për vizë refuzohet, tarifa nuk kthehet. Tarifat për vizë nuk zbatohen për kategoritë e kërkuesve të renditur në Nenin 6(2) të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave (VFA) 2 (p.sh, të afërmit e afërt, anëtarët e delegacioneve zyrtare, fëmijët nën 6 vjeç, personat me aftësi të kufizuar, pensionistët, gazetarët etj). Seksioni i vizave ka të drejtën të kërkojë dokumente të tjera shtesë në mbështetje të aplikimit.
Dokumentet
Me qëllim që të bëhet kërkesë për vizë Shengen, dokumentet e mëposhtme duhet të paraqiten personalisht:
* Një pasaportë e vlefshme dhe fotokopje e të gjitha faqeve të pasaportës që përmbajnë informacion. Pasaporta duhet të jetë e vlefshme për të paktën tre muaj pas skadimit të vizës;
* Një formular i plotësuar i kërkesës, i nënshkruar rregullisht nga kërkuesi. Formularë bosh të kërkesës mund të merren falas në ambasadën e një shteti anëtar Schengen ose mund të shkarkohet nga faqet e tyre të internetit; Dy fotografi të madhësisë së pasaportës të marra në një sfond të bardhë, sipas standardeve të zakonshme ICAO; Certifikata (3) të lindjes dhe familjare të kërkuesit ose një kopje të kartës biometrike të identitetit; Për fëmijët e pashoqëruar nën 18 vjeç: një deklaratë e noteruar nga prindi që nuk udhëton (4); Për studentët: një letër nga shkolla ose universiteti (5); Sigurimi i udhëtimit/shëndetit (të vlefshëm për të gjitha shtetet anëtare “Schengen” që mbulojnë një shumë minimale prej 30.000 euro për trajtim mjekësor dhe kthimin e kërkuesit në rast shëndeti të dobët).
Në varësi të arsyeve të udhëtimit, duhet të paraqiten edhe këto dokumente:
Vizë si vizitor
Garanci mbështetjeje nga personi pritës (dhe një fotokopje) (6) ose prova që ka mjete të mjaftueshme financiare që ka kërkuesi (d.m.th, deklarimet bankës së tij/saj që tregon një periudhë operimi të paktën tre muaj, certifikata pensioni ose të sigurimeve shoqërore, kontratë punësimi); Nëse kërkuesi dhe sponsori/personi pritës kanë lidhje familjare ose gjaku, kërkuesi duhet të paraqesë dokumentet që provojnë marrëdhënien (p.sh, certifikata lindjeje ose martese); Letër punësimi ose dokumente regjistrimi biznesi nëse kërkuesi ka biznesin e tij / saj – d.m.th, vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencë biznesi dhe NIPT-in e shoqërisë; Rezervimin e udhëtimit (fluturim ose autobus, nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar) Dokumenti shtesë i kërkuar nga Greqia – shih (7)
Viza si turist
Provë të mjeteve të mjaftueshme financiare – p.sh, deklarimet bankës personale të kërkuesit që tregon një periudhë operimi të paktën tre muaj, letër punësimi ose kontratë punësimi, certifikata të sigurimeve shoqërore, dokumente regjistrimi biznesi nëse kërkuesi ka biznesin e tij / saj – dmth, vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencë biznesi dhe NIPT-in e shoqërisë; Rezervimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).
Vizë biznesi
* Letër kërkesë / ftesë me shkrim (8) nga shoqëria pritëse ose personi juridik, zyra, shteti ose autoriteti lokal dhe duhet të verifikohet ekzistenca e një biznesi në Qendrën Kombëtare Shqiptare të Regjistrimit. Ftesa duhet të lëshohet jo më shumë se 2 muaj para datës së kërkesës; OSE letër nga një shoqëri shqiptare, që përmban hollësitë tuaja personale, rolin tuaj në biznes dhe qëllimin dhe gjatësinë e udhëtimit (origjinale ose kopje). Letra duhet të lëshohet jo më vonë se 2 muaj para datës së kërkesës DHE letër ftesa nga shoqëria pritëse që konfirmon që ajo do të mbulojë shpenzimet financiare, ose prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull, deklarim të bankës personale dhe/ose një certifikatë nga punëdhënësi që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet). Nëse ka një ortakëri biznesi me shoqërinë pritëse, prova që provojnë ekzistencën e saj (fatura, lista të porosive të produkteve, etj); Letër punësimi i kërkuesit (9); Dokumente të regjistrimit të biznesit të shoqërisë ku kërkuesi punon (vendim gjyqësor për përftimin e licencës së biznesit, licencën e biznesit dhe NIPT-in e shoqërisë); Prenotimin e hotelit dhe udhëtimit (10) (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).
Vizë për të marrë pjesë në aktivitete kulturore dhe shkencore
Një kërkesë me shkrim / letër ftesë nga institucioni pritës për të marrë pjesë në aktivitet; Një letër ftesë nga institucioni pritës që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet financiare, ose prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull një deklarim të bankës personale); Letër punësimi ose arsimi dhe dokumente të regjistrimit të biznesit (licencë biznesi); Rezervimin e hotelit dhe udhëtimit (nuk është e nevojshme të paraqitet bileta e paguar).
Viza për shoferë që bëjnë shërbime të transportit ndërkombëtar të mallrave dhe pasagjerëve (11)
Një kërkesë me shkrim nga shoqata kombëtare e transportuesve të Shqipërisë që sigurojnë transport rrugor ndërkombëtar, duke deklaruar qëllimin, kohëzgjatjen dhe shpeshtësinë e udhëtimeve; Prova të mjeteve të mjaftueshme financiare (për shembull, një deklarim të bankës personale dhe/ose letër nga punëdhënësi që konfirmon që ai do të mbulojë shpenzimet); letër punësimi ose dokumente të regjistrimit të biznesit (licencë biznesi); Fotokopje të lejes së drejtimit të vlefshme ndërkombëtare dhe kombëtare; Dokumente të regjistrimit të automjetit.
Ky lajm është publikuar: 19/11/2009