Apeli liron IT e kryeministrisë, Kasaj: S'kam fshirë materiale
TIRANË- Gjykata e Apelit u shpreh sot lidhur me masën e arrestit për specialistin e IT në kryeministri, Armando Kasaj, i vënë nën akuzë nga prokuroria pas fshirjes së videove në serverin e kryeministrisë.
Organi i akuzës kërkoi arrestin me burg për Kasaj duke e akuzuar atë, për fshehje të provova që do të conin në zbardhjen e së vërtetës për ngjarjet e 21 janarit, por Gjykata e Apelit ka rrëzuar Gjykatën e Tiranës, duke kërkuar për Kasaj vetëm detyrim paraqitje. Menjëherë pas këtij vendimi, avokati i Armando Kasaj është shprehur se klienti i tij nuk ka kryer asnjë shkelje penale.
KASAJ: NUK KAM FSHIRE MATERIALE NGA SERVERI
IT i kryeministrisë Armando Kasaj deklaroi për mediat se ai nuk ka fshirë asnjë material nga serveri i kryeministrisë në 21 janar.
“Nuk kam bërë asgjë tjetër, thjesht kam bërë kopjime dhe asgjë tjetër, nuk kam marrë asnjë urdhër. Materialet e shkarkuara ia kam dhënë Gardës së Republikës”, ka deklaruar ai, menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
I pyetur nëse ekzistojnë këto pamje, Kasaj u përgjigj se “i ka prokuroria të gjitha”.
AVOKATI: KASAJ NUK KA KRYER ASNJË VEPËR PENALE
Avokati Mbrojtës i Armando Kasaj, Ilir Murati deklaroi menjëherë pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Apelit se klienti i tij Armando Kasaj nuk ka kryer asnjë vepër penale.
“Ky shtetas nuk ka asnjë lloj përgjegjësie penale. Në të gjitha veprimet e tij në detyrën e specialistit të IT në kryeministri nuk ka kryer asnjë veprim të jashtëligjshëm, gjithsesi ne mendojmë se në të ardhmen do sqarohet pozicioni i të mbrojturit prej meje, për të cilin edhe vendimi i Gjykatës së Apelit, që la masën detyrim paraqitje, është një shkelje ligjore, pasi në këndvështrim të nenit 228, nuk ka asnjë dyshim që ky shtetas të ketë kryer ndonjë vepër penal”, tha Murati.
Pak ditë më parë Gjykata e Apelit la në arrest shtëpie, duke rrezuar në këtë mënyrë kërkesën e prokurorisë, ish-komandantin e Gardës së Republikës Ndrea Prendi, i akuzuar nga prokuroria për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj në protestën e 21 janarit. Ndërsa për shoferin e ish komandantit Prendi, Margarit Kumen apeli vendosi lirimin e tij, duke revokuar kështu edhe masën e arrestit të shtëpisë dhënë nga gjykata e Shkallës së Parë.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera 21 janari, Llupo mbetet në burg, gjykata rrëzon kërkesën për lirimin e tij VIDEO: Apeli detyrim paraqitje për IT e kryeministrisë, Kasaj: S'kam fshirë materiale