Guro Zeneli: Kur Sokol Olldashi ishte në internim
Detaje dhe momente interesante vijojnë të vijnë në dëshminë ekskluzive të ish-sekretarit të Ramiz Alisë. Ndërsa në numrat e kaluar Guro Zeneli ka bërë një rezyme të plotë të një situate të panjohur për sa ndodhte në paradhomën e kreut të shtetit komunist, nuk ka ngurruar të përmendë emra politikanësh dhe momente interesante të veprimtarisë së tyre të dikurshme në lidhje me shefin e shtetit, Ramiz Alia. Kështu 70-vjeçari Guro Zeneli na ka rrëfyer se ka lindur në Fterrë të Sarandës dhe jetën para se të vinte në zyrën e Ramiz Alisë e ka kaluar në rrethin e Vlorës ku ka qenë edhe Sekretar i Parë i Rinisë si dhe në rrethin e Sarandës nga ku prej mësues fshati arriti drejtor i shtëpisë së kulturës së qytetit dhe kryeredaktor i gazetës lokale të atij rrethi "Fitorja". Ndërkohë Guro Zeneli ka rrëfyer për atentatin e mbetur në tentativë ndaj Ramiz Alisë kur në vitin 1983 ai bëri turin e vizitave në veri dhe momentin e spikatjes së Gramoz Ruçit në një ditë të çuditshme rrebeshi kur i duhej të bënte një miting për të pritur Ramiz Alinë, gjë që me sa kuptohet ajo ditë duhet të ketë qenë dita e bekuar e jetës së tij pasi siguroi simpatinë personale të kreut të Partisë së atëhershme. Po ashtu nga numri i kaluar ai tregoi për një nga emrat e njohur të periudhës së sotme siç është Fahri Balliu, dikur qenka lakuar direkt në zyrën e Ramiz Alisë ashtu siç ka pasur të bëjë me të edhe ish byroistja Liri Belishova e cila ka qenë e internuar në Cërrik të Elbasanit. Por cilat janë këto detaje dhe si ka ndodhur në të vërtetë si me Fahri Balliun që i paska vajtur emri deri te Ramiz Alia ashtu edhe për problemin e Liri Belishovës e cila u paska shpëtuar prangave për punë orësh. Ai hedh dritë gjithashtu mbi një prej çështjeve më të përfolura jo vetëm të periudhës komuniste kur shefi i Guro Zenelit ishte në pushtet por edhe në këto vite pas shndërrimeve politike. Kjo çështje është pikërisht "çështja Kadare". Konkretisht ish-sekretari i Alisë tregon momentet kur autoriteti i Kadaresë bëri që të ndërhynte Foto Çami, që Janulla Rrapi me të birin të përfundonin në internim. Çfarë bëri ajo që problemi të vinte deri te Ramiz Alia. Ndërkohë Zeneli ka rrëfyer edhe momentin interesant të vitit 1983 kur u arrestua ish-kryetari i Gjykatës së Krujës dhe politikani i viteve të pluralizmit Idajet Beqiri. Si nisi historia e bujshme dhe ngjarjet që përcollën ditët që rrezikonin shkatërrimin e tij.
Ndërkohë në vijim të intervistës së numrit të sotëm ai tregon një tjetër detaj interesant. Ky ka të bëjë me jetën në internim të politikanit të njohur Sokol Olldashi i cili pas arrestimit të gjyshit të tij ish-drejtues i lartë i shtetit u detyrua në moshë të mitur të jetojë me nënën e vet në internim. Jeta në Selenicë të Vlorës u shkaktoi një traumë të vërtetë njerëzore ku nëna e tij u sfilit mes punëve të rëndomta dhe vuajtjeve pafund. Interesimi i guximshëm i saj në hierarkinë e lartë të shtetit dhe çuarja e zërit te Ramiz Alia bënë atë që Kozeta Mamaqi me të birin, Sokolin të kthehen në Durrës. Gjithashtu në këtë dëshmi të Zenelit zë hapësirë edhe situata tragjike e krijuar në familjen e ish-zëvendësministrit të Arsimit Mantho Bala i cili jetonte i internuar në Belsh të Elbasanit.
Këto dhe të tjera lexuesi i "Gazeta Shqiptare" do t'i ndjekë pikërisht në intervistën e mëposhtme të vetë zotit Guro Zenelit.
Në fillim të këtij cikli intervistash zoti Guro, ndërsa ishim duke biseduar për detajet që do të trajtonim gjatë ditëve në vijim, sikur më zuri veshi se ka një moment edhe për Sokol Olldashin. Marr këtë moment për rastësinë e faktit që ai tashmë është njeri shumë publik. Si është historia e tij?
Unë kam përmend Olldashin, kur kam përmend rastin e të ëmës së tij Kozetës. Në atë rast të kam thënë se është e ëma e Sokol Olldashit sepse kam parasysh pozicionin publik të tij.
Pikërisht kështu e kam kapur edhe unë idenë si po ma shqyrtoni ju, por ajo që doja të dija është siç ju pyeta, është fakti se si është historia e tyre, pasi mendoj se paraqet interes si për çdo figurë publike.
Historia është disi e thjeshtë pavarësisht se për ty apo për lexuesin mund të jetë e çuditshme se nuk e njohin dhe s'e dinë. Sokol Olladashi është njohur dikur si gazetar i shtypit periodik të djathtë dhe më mbrapa politikan që ju dhe publiku e dini vetë dhe sështë se ka ndonjë enigmë për jetën publike. Ajo që dua t'ju them është fakti se nuk e di nëse e dini që Sokol Olldashi është nip i Dashnor Mamaqit i cili nga kuadër kryesor i shtetit të djeshëm komunist u shpall "heretik" i sistemit dhe u luftua me grupin e liberalizmit në letërsi art dhe kulturë etj.
Çfarë detyre ka pasur?
Ai ka qenë Anëtar i Komitetit Qendror të Partisë dhe njëkohësisht ministër. Kur u shpall lufta siç të thashë kundër liberalizmit në art dhe kulturë, u godit rrënjësisht edhe Dashnor Mamaqi duke u shpallur "armik". Është shkarkuar nga të gjitha funksionet më duket se aty nga viti 1973 në s'gabohem, por që gjithsesi duhet ta keni parasysh kohën kur u zhvillua lufta kundër liberalizmit në letërsi dhe art. Pas shkarkimit dhe përjashtimit fare nga Partia, Dashnor Mamaqi është arrestuar dhe me sa kam dijeni ka vdekur në burgun e Zejmenit.
Për se e përdorni si shpesh shprehjen "nga sa kam dijeni" zoti Zeneli?
Sepse hollësi të karakterit të datave dhe ditëve mund të mos i kem të sakta se nuk kanë lidhje me subjektin për të cilin po ju tregoj. E rëndësishme është se nuk ka ndryshim në thelb të problemit. Ju Kuptova qartë zoti Guro por le të vijojmë më tutje me subjektin e rrëfimit tuaj. Çfarë ndodhi pasi u arrestua Dashnor Mamaqi? E ëma e Sokolit, Kozeta u internua, por unë shumë vonë mësova se si dhe ku ishte internuar. Ishte koha kur ajo erdhi dhe kërkoi takim për të bërë një kërkesë për të rehabilituar internimin. Atëherë unë mësova se ajo vijonte të ishte e internuar në Selenicë të Vlorës.
Sigurisht ishte më të birin, pra Sokolin?
Patjetër që me të birin. Sokolin, duhet ta ketë pasur të vogël fare kur u internua. E di diçka këtë ngjarje të dhimbshme pasi më ka folur dikur në një bisedë vajza e Sadik Bekteshit, Vera, pasi kanë pasur pak a shumë të njëjtën ngjarje të dhimbshme. Por ajo që doja të dija ishte se si mundi të vinte te ju vajza e Dashnor Mamaqit ndërkohë që ajo ishte e internuar. kam parasysh se ju ishit në paradhomën e Ramiz Alisë dhe kjo për atë kohë ishte shumë apo jo? Aq më tepër se i jati i saj ishte shpallur armik nga vetë Enver Hoxha. Besoj në këtë okazion për vetë statusin që ka pasur ai. Pra si mundi të vinte deri te ju zoti Guro? Këtu është një detaj tjetër që ju nuk e dini. Unë e kisha njohur Koze-tën dikur student. Kishim qenë studentë bashkë.
Keni qenë të njohur?
E kam njohur në universitet si studente. Kemi qenë në grupe të ndryshme mësimore, por kishim një përshëndetje salutuese kur shkëmbeheshim dhe kaq. Por kjo nuk ishte pak për rastin kur Kozeta ishte në internim se nuk mund të hidhej poshtë një fakt që kishim qenë bashkëstudentë.
Në këtë rast ju i shikonit si të privilegjuar kur ju vinin të njohur?
Nuk mund të thuash të privilegjuar, por sidoqoftë nuk mund të vinin si qytetarët që nuk i njihje fare. I flisje në emër dhe shprehje edhe një nostalgji për kohën e shkuar. Por të fola në përgjithësi për të njohurit, se rasti i Kozeta Mamaqit, ishte shumë ndryshe si problem.
Po ju dëgjoj me vëmendje. Ku ndryshonte rasti i saj?
Rasti i saj ndryshon në faktin se ishte e bija e Dashnor Mamaqit që unë personalisht, pavarësisht se ishte cilësuar ashtu siç të thashë, e vlerësoja dhe i detyrohesha shumë.
Përse?
Sepse Dashnor Mamaqi në radhë të parë ka qenë njeri që meritonte vlerësim, pastaj për anën time personale e kam pasur për qëndrimin që ai ka mbajtur në një incident që unë kisha pasur vite më parë.
Keni pasur dhe juve incident?
Kam pasur si kushdo në atë kohë që në një rast apo në një tjetër do të ndesheshe diku. Por nuk dua dhe nuk kam qejf të ndalem te ato që mund të të ndodhnin në atë kohë kur të doje dhe si të doje. Sot mund të ishe diku dhe dikushi, nesër mund të ishe para një telashi që nuk dilje dot dhe prisje kush mund të thoshte ndo një fjalë të mirë dhe jo më të të vinte dorën. Dhe për mua Dashnor Mamaqi kishte thënë edhe fjalën e mirë, kishte vënë edhe dorën kështu që nuk mund ta harroja. Rasti tjetër që favorizonte Kozetën ishte se ajo në zyrën time erdhi së bashku me Pandeli Koccin.
Kush ishte Pandeli Koçi?
Pandeli Koçi ishte zyrtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor por që me Kozetën kishte qenë shok grupi. Kur e kishte parë në gjendje të tillë të mjeruar u nis së bashku me të dhe erdhën te zyra ime duke më thënë se do të bënim të pamundurën ta shpëtonim atë njeri që po shkatërrohej çnjerëzisht.
Pra ju kishit qenë të tre bashkë studentë?
Po. Unë dhe Pandeliu siç po të them punonim në Presidium të Kuvendit Popullor. Por të thashë, që Pandeliu dhe Kozeta kishin qenë në një grup mësimor, kështu që kishin shumë njohje. Megjithatë edhe për mua në këto kushte duke pasur parasysh rrethanat e mësipërme, pra të atin, fakti që e kisha njohur dikur dhe fakti tjetër që vinte me Pandeliun që gjatë kohës së punës në Presidium, unë e kisha bërë shumë mik, bëhej shumë e njohur.
Ndoshta u zgjatëm shumë në këto hollësi por që gjithsesi për lexuesin janë shumë të domosdoshme për të kuptuar rrethanat kur zhvillohet ngjarja për të cilën rrëfeni. Pra, ju deri në atë moment nuk dinit gjë për të veç se kishte qenë student në një kohë me ju?
Po pra. Nuk dija nëse ishte internuar apo jo. Nuk dija se ku e qysh e pse, si i thotë populli. Atje mësova të gjitha peripecitë.
Çfarë konstatuat?
Kishte vojtur shumë. E pyeta gjerë e gjatë. Ishin çaste të dhimbshme. Por që gjithsesi unë nuk e shfaqja, pasi mbaja pozicion serioz sikur nuk habitesha. Duhet ta keni parasysh një pozicion të tillë.
Thatë kishte vojtur shumë?
Shumë. Jetonte e braktisur në Selenicë duke punuar e përçudnuar nga shoqëria në punët më të rëndomta. Ishte rrënuar si moralisht ashtu dhe fizikisht.
Ishte rrënuar fizikisht?
Ishte dobësuar dhe stresuar. vetëm se në atë qenie të sajë nuk kishte humbur ai karakteri i krenarisë që kur ishte studente konstatohej lehtë.
Si vijuat?
Të thash që nuk mund të bëja sehir para vajzës së Dashnor Mamaqit aq më shumë që ndërhyri edhe Pandeli Koçi. Por e vërteta është se edhe personalisht u preka se pash që ai njeri kishte vojtur shumë. Ishte masakruar nga fati. I thashë në mënyrë premtuese se do të merresha me problemin e saj.
Çfarë të kërkoi?
Ajo kërkoi të ndërhynim të afrohej diku në Durrës. Pra të ikte nga Selenica. Unë siç të thashë i shpreha besim se do të mund ta ndihmonim dhe se një gjë të tillë do ta bënim me përkushtim.
Ku e kishit besimin se do ta ndihmonit? A vendoste Ramiz Alia për një gjë të tillë?
E vërtetë është se ai vendoste por unë e dija pak a shumë mendimin e tij për raste të kësaj natyre. Kjo ka të bëjë me eksperiencën e gjatë pranë tij që dija mirë si mund të reagonte për njërin apo tjetrin problem. Madje në të shumtën e rasteve dija mirë se ku jepte dhe si e jepte zgjidhjen. Isha bërë i ndjeshëm ndaj të gjitha veprimeve të tij.
Po në rastin e Kozetës si mendonit dhe pse kishit besim se do të përgjigjej pozitivisht. Se thatë që i premtuat se do ta ndihmonit apo jo?
Ai ishte shprehur dhe ma kishte lënë si bisedë kafeneje "Kur kërkojnë fëmijët e ish-shokëve tanë për t'u afruar nga internimi, mund të ndihmohen të afrohen në rrethet e tyre".
Kë kishte parasysh kur thoshte "ish shokët tanë"?
Ish-udhëheqjen, pra figurat e shtetit që ishin shpallur "armiq".
Flitet për kohën që Ramizi ka qenë Kryetar i Presidiumit Popullor apo jo?
Patjetër për atë kohë, se në Presidium shqyrtoheshin rehabilitimet apo shtyrjet e internimeve. Pra problem i internimit mbulohej nga Presidiumi dhe jo nga Partia që ta diskutonte si Sekretar i parë.
Ju kuptova shumë qartë zoti Zeneli, por dua të di si reagoi Ramizi kur i shkuat për Kozetën?
Siç bëja gjithmonë kur doja sinqerisht ta ndihmoja dikë, prita disa ditë deri sa gjeta një moment të volitshëm që ai të ishte në bisedë të lirë, sigurisht në zyrën e tij dhe i thash faktin se kishte ardhur Kozeta. Për fatin tim të mirë pashë që reagoi menjëherë.
Në ç'kuptim?
Nuk e di, por pashë se donte të dinte se si ishte sepse më tha: Paska ardhur Kozeta? Si ishte...? Ç'të tha Kozeta? Unë sigurisht i tregova ato që mësova duke i thënë se ishte shumë e rrënuar dhe se kishte me të vërtetë nevojë për ndihmë. Ai më pyeti sërish se për ku kishte kërkuar? Unë ia ktheva se kishte kërkuar të afrohej në Durrës.
E njihte Ramiz Alia Kozetën?
Po si s'e njihte Ramiz Alia vajzën e Dashnor Mamaqit. Sa herë e kishte takuar kur i jati i saj kishte qenë figure shteti apo mendoj se kushedi sa herë mund të kenë shkuar në shtëpitë e njëri-tjetrit. Ramizi ishte i ndjeshëm ndaj këtyre fenomeneve p.sh të fëmijëve që kishte njohur. Kjo bëri që të mund të arrinim dhe neve, pra unë dhe Pandeliu atë që i kishim premtuar, pra ta ndihmonim.
E ndihmoi Ramizi?
Ç'është e vërteta ai dha menjëherë Okejin e tij.
Dua të di si ju tha shprehimisht.
Më tha: Po mirë mor Guro ndërhyj të afrohet në Durrës, por pa zhurmë se ju gazetarët e keni zakon se i bëni gjërat me shumë bujë. Unë qesha dhe i thash i lehtësuar: dakord shoku Ramiz.
Ku e kishte fjalën që tha pa zhurmë?
Por atëherë kur bëhej diçka publike mund të kishte zëra ndryshe dhe i ridiskutonin gjërat. Fjala ishte që atë që mund të ndihmosh ndihmoje dhe mos jep shkas për interpretime se pas kësaj çoheshin konservatorët dhe i ngrinin problemet në labirintet e politikës duke thënë që si ka mundësi që "po zbutet lufta e klasave" apo, "si kam mundësi që vajza e filanit apo djali i fistekut të rikthehet" e budallallëqe të tilla. Prandaj Ramizi më tha që ta ndihmoja Kozetën, por pa zhurmë.
Po pse nuk ndihmuat tamam pra ta rikthenit në Tiranë?
Në Tiranë nuk lejohej të ktheheshin të internuarit. Kështu që unë telefonova edhe në emër të Ramizit që Kozeta Mamaqit t'i vinin dokumentet në Durrës.
Kujt i telefonuat?
Unë i telefonova Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të rrethit të Vlorës së asaj kohe të cilin e kisha dhe mik personal dhe i shpjegova problemin në fjalë duke i përcjellë dhe mendimin e Ramizit.
Kush ishte Kryetar i Komitetit të Vlorës në atë kohë?
Ishte Luan Muhameti. Ai sa mori porosinë time u interesua menjëherë dhe kështu Kozeta u kthye në Durrës ku kishte kërkuar. Besoj se rilindi kur kam parasysh mjerimin ku kishte përfunduar në Selenicë.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)