E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS miraton axhendën, Rama uron Malajn dhe Bellon për datëlindjen

Grupi parlamentar socialist ka përcaktuar dje në prani edhe të kryetarit të partisë, Edi Rama, axhendën javore të veprimeve në komisione dhe seancë plenare. Në mbledhjen që pas fjalës së Ramës ka vijuar me dyer të mbyllura, grupi i ka kushtuar një rëndësi të veçantë seancës plenare të së enjtes, ku është parashikuar të diskutohet ligji ‘Për mbetjet e ngurta’, si dhe të mbahet interpelanca e kërkuar nga deputeti Eltar Deda me ministrin Petrit Vasili, për problematikën në shëndetësi. Ndërkohë që përveç kësaj interpelance mësohet se në grup është rënë dakord që të depozitohen kërkesat edhe për katër interpelanca të tjera në ditët në vijim. Grupi gjithashtu ka vendosur që në çështjet e diskutimit jashtë rendit të ditës, të flasë nga një deputet në çdo qark, në mënyrë që problematikat që do të ngrihen të kenë një shpërndarje dhe të prekin thuajse gjithë popullsinë. Në mbledhjen e djeshme kanë marrë pjesë sërish deputetët e njohur si kundërshtarë të kryetarit Edi Rama, siç është sekretari për çështjet elektorale, Kastriot Islami, si dhe sekretari për programin, Andis Harasani. Gjatë mbledhje me dyer të hapura Rama ka gjetur rastin të urojë për datëlindjen edhe dy deputetët Arben Malaj dhe Marko Bello, të cilët dje kishin 50-vjetorin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›