E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli liron trafikantin nderkombetar

TIRAN - Nje turk i kerkuar nderkombetar per trafik droge nga Gjermania Italia Austria dhe Holanda eshte lene i lire nga Gjykata e Apelit ne Tirane duke vene per te nje mase arresti shtepiak edhe pse rezulton te jete nje nder emrat me te perfolur ne linjen e narkotrafikut ne Europe e ne Turqi i cilesuar si nje nder boset e trafikut nderkombetar te droges. Abdul Selam Turgut 44 vjec u arrestua nga policia e komisariatit te Rinasit me 18 shkurt te ketij viti per llogari te autoriteteve gjermane te drejtesise. Turku dyshohet nga autoritetet gjermane te drejtesise si i perfshire ne trafikimin e nje sasie marramendese prej 1 tone heroine drejt Gjermanise.

Nderkaq per te vec autoriteteve gjermane interes per arrestimin e tij kane pasur Policia Italiane Austria dhe Holanda. Turku Abdul Turgut Selam i cili ndodhej ne listen e te kerkuarve te Interpolit ndersa ai u kap ne kabinat e policise kufitare ne ardhje nga Stambolli i Turqise duke udhetuar ne drejtim te Tiranes. Madje ai eshte i dyshuar edhe si organizator i trafikimit te nje sasie te konsiderueshme heroine nga Turqia ne drejtim te Shqiperise bashke me persona te tjere.


Kjo sasi mendohej te trafikohej nepermjet nje kamioni qe do te sillte ne Shqiperi patate ndersa ne kete histori mesohet se kane qene te perfshire edhe disa shqiptare te cilet do te kishin rolin e tyre. Trafikimi i kesaj sasie te lendes narkotike drejt Shqiperise deshtoi pasi nje futbollist i cili gjithashtu ishte i perfshire u arrestua nga policia turke me 27 kilograme heroine.

Gjate intervistimit nga policia ai eshte prezantuar me emrin dhe pasaporten e tij duke menduar se do te mund te kalonte pa problem sic kishte mundur te kalonte edhe ne vende te tjera te Europes ku edhe nuk ka kufij. Ku iu komunikua ndalimi i ai pretendoi se nuk ishte ai personi qe kerkonin por pavaresisht kesaj te gjitha te dhenat e ofruara ne sistemin on-line te Interpolit perputheshin me ato te njeriut qe kishte perballe policia.

Dy dite pas arrestimit te tij ai doli ne gjykate per tiu vleresuar masa e arrestit e cila vendosi per te 40 dite burg deri ne kohen qe dosja dhe provat qe gjermanet posedojne per te te mberrinin ne Tirane. Nderkaq me date 4 mars vendosi lirimin e tij pas animimit mbi bazen e nje epikrize mjekesore ne te cilen thuhej e ai vuante nga zemra dhe se duhej te injektonte cdo dite nje ilac ne trup. Mbi kete baze gjykata vendosi lirimin e tij ne arrest shtepie duke i bllokuar pasaporten.

Nje mase e tille u dha pavaresisht faktit se turku nuk ka nje adrese banimi ne Tirane apo nje shtepi te tijen. Ndersa mundesia e arratisjes tokesore te tij drejt vendeve fqinje e me pas arratisjen e tij nepermjet dokumenteve false apo nepermjet kufirit te gjelber nuk eshte i pamundur. Vendimi i lirimit i Gjykates se Apelit shkaktoi jo pak zemerim ne Prokurorine e Pergjithshme e ndikuar mbase edhe nga presioni i partnereve te saj gjermane ne lidhje me kete ceshtje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›