Apeli në News 24, familja e varfër Rina ndihmohet nga emigrantët
BULQIZë- Menjëherë pas transmetimit të lajmit në News 24, ku nëna e 3 fëmijëve u shpëtua pikërisht nga ta, pasi tentoi të vetëvritej me fotoksinë, si shkak i varfërisë ekstreme dhe gjendjes së rënduar psikologjike të të miturve të saj, të parët që reaguan ishin emigrantët shqiptarë.
Tashmë Valbona Rina nuk ka pse të shqetësohet më për borxhet e papaguara në dyqanet ku merrte ushqime me listë, ndërsa gjendja e familjes pak nga pak ka filluar të ndryshojë dhe fëmijët të marrin frymë lirisht pa e pasur ankthin e vetëvrasjes së nënës së tyre.
Por ende dora e shtetit nuk është e ndjeshme në këtë familje, ku fëmijët kanë mbetur pa të atin 2 vjet më parë, kur humbi jetën nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa nëna e tyre e mbetur e ve shpesh ka shfaqur gjendje të lartë depresioni si shkak i varfërisë.
Asnjë sinjal interesimi nuk ka ardhur deri tani nga shërbimi sociali shtetëror, apo nga ministria e Punëve dhe Cështjeve Sociale. Të vetmit që kanë ofruar ndihmën e tyre bujare kanë qënë emigrantët shqiptarë, për të cilët shkon edhe falenderimi i stafit të News 24.
(m.a/News24/BalkanWeb)