Topalli: Kongresi i PS si 20 vjet më parë
TIRANë- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka reaguar pas përfundimit të Kongresit të Partisë Socialiste nëpërmjet një konference për shtyp. Topalli e konsideroi kongresin socialist, si kongresin e etërve dhe të bijve të bllokut, i cili sipas saj tregoi synimet e veta për të lënë Shqipërinë si 20 vjet më parë.
“Ata që ndoqën sot Kongresin e Partisë Socialiste patën rastin të konstatojnë se ky ishte dëshpërimisht kongresi i etërve dhe i bijëve të bllokut, që kërkojnë revanshin për të dënuar sërisht shqiptarët për përbuzjen që u dëshmua më 28 qershor me votë të lirë” – u shpreh Topalli.
Me nota iroinie kryeparlamentarja e cilësoi këtë kongres me Komitetin Qendror të Partisë së Punës. Zonja Topalli tha gjithashtu se Partia Socialiste nuk pranon realitetin integrues në të cilin është nisur vendi dhe ka frikë nga shifrat ekonomike, duke mbetur kundërshtarë të shtetit ligjor.
"Natyrisht në kongres nuk mungonin as anëtarët e Byrosë politike të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, të përfaqësuar denjësisht e me pathos qesharak nga Edvin Kristaq Rama dhe me prezencën e Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqës, Enkeleda Hamit Camkut, Ditmir Sulejman Bushatit, Dsh Myslim Pezës. Ky ishte kongresi i etërve dhe i bijëve të bllokut, sepse në këtë kongres ata faktuan se mbeten njëlloj si 20 vjet më parë kundërshtarë të shtetit ligjor, të lirisë së tregut e të vlerave të sistemit demokratik,betejë që shqiptarët e fituan zyrtarisht ditën kur cliruan Shqipërinë nga regjimi i baballarëve të tyre” – përfundoi ajo.
(m.a/BalkanWeb)