E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, një 53-vjecar tenton të hidhet nga ura

DURRëS- Tenton të vetëhidhet nga ura pranë mbikalimit tek stacioni hekurudhor i Durrësit, një 53 vjecar. Sapo kanë parë 53-vjecarin me iniciale K. K nga Durrësi, që kërcënonte duke thirrur se do të hidhej, kalimtarët kanë lajmëruar policinë. Kjo e fundit me të mbërritur në vendngjarje ka negociuar për rreth 20 minuta me 53-vjecarin dhe ka arrritur ta bindë që të largohet nga ura.

Mësohet se 53-vjecari kishte probleme familjare të cilat dyshohet se janë edhe shkaku i një veprimi të tillë. Pak ditë më parë, një formë e ngjashme u ndoq edhe nga një tjetër qytetar nga Durrësi i cili bashkë me fëmijët e tij kërcënonte me hedhjen nga tarraca e e një pallati 6 katësh në Tiranë, pasi kërkonte ti ktheheshin pronat.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›