Apeli për gjak dhe reagimi iracional i shoqërisë…
Përsëri Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet zv.ministrit, Arben Ivanaj, bëri apel publik për nevojat që kanë spitalet tona për gjak të konservuar. Ivanaj bëri edhe një herë me dije opinionin publik që të ndërgjegjësohet dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë për gjak, e thënë më shqip, për jetën.
Këtë radhë i takoi z. Ivanaj ta bëjë këtë apel, megjithëse paradihet që rezultatet do të jenë shumë modeste. Ndodh që në Shqipëri këto nevoja për gjak kryesisht përballohen nga institucionet evropiane dhe shqiptarët e varfër që japin gjak për pak para.
Mendoni sa absurde tingëllon fakti që Evropa, praktika e së cilës mbështetet në dhurimin vullnetar të gjakut, plotëson boshllëqet e shqiptarëve për gjak! Pra, e thënë më thjesht, ndihmon për ruajtjen e jetës një shoqëri e cila mban rekord për kulturë iracionale vdekjeje!
Apriori, besoj se ne si shoqëri mbajmë rekord në numër aksidentesh të çuditshme, vrasjesh për një parkim, për një fjalë goje, apo një gjest, e kështu me radhë...
Prioritet, rastet urgjente, ndërsa rrezikohen të sëmurët kronikë
Ndërsa dëgjova zv.ministrin Ivanaj të thoshte që në spitalet tona kemi gjak rezervë vetëm për rastet urgjente, por jo për rastet kronike, gjykova se dhe ky apel publik ishte në vazhdën e iracionalitetit të pandreqshëm që ka pushtuar shoqërinë tonë.
Megjithëse më vonë e gjykova veten time si cinik, pavarësisht kësaj, dua të them se një mendim i tillë është pa dyshim edhe matematik, ndaj si shoqëri në zhvillim që jemi na duhet të mësojmë më shumë nga logjika matematike ose filozofia racionale!
E pranoj që opinioni im është cinik, por besoj se duhet konsideruar në rastet kur dy persona pas një aksidenti automobilistik me njëri-tjetrin dhe pa viktima, zihen dhe gjakosen për të gjetur kush e ka fajin. Vlen të konsiderohet në rastet kur për një fjalë goje, një gjest, apo një sjellje “x”, dy persona gjakosen dhe vriten.
Këto raste absurde janë pa fund në jetën tonë të përditshme dhe për fat të keq mbushin faqet kryesore të gazetave dhe ekraneve të shumtë televizivë, ndërsa analizat, shkrimet, konferencat rreth shkaqeve dhe rrugëve të zgjidhjes së këtij kaosi kulturor, social-politik dhe sigurisht shpirtëror mungojnë ose në më të mirën e rasteve, nuk janë në nivelin që mund të ndikojnë mbi realitetin. Pra në raport me të tilla raste absurde a nuk duket iracional qëndrimi i zv.ministrit për prioritetet që ka ministria e tij për të ruajtur jetën e popullatës?
A nuk do të ishte më mirë që prioriteti i kësaj ministrie të ishte ndaj të sëmurëve kronikë të cilët kapen pas jetës me thonj duke ia respektuar vlerën kësaj të fundit? Kjo gjë do të vlente pa dyshim edhe për të sensibilizuar të gjithë shoqërinë rreth vlerave të pakthyeshme të jetës. Do të vlente për shumë nga drejtuesit e automjeteve që shkelin kufijtë e shpejtësisë duke përfunduar në mjaftë raste edhe tragjikisht ose në nevojë për gjakun e munguar!
Do të vlente për mass median, opinionistët, televizionet dhe radiot që kanë çdo ditë faqe dhe hapësira të rëndësishme të tyre të mbushura me kronika të ngjashme aksidentesh, vrasjes për motive të dobëta, por shumë pak vend për apelin e zv.ministrit apo iniciativa të caktuara të institucioneve përkatëse për dhurim gjaku!
Përse kjo situatë kaotike?
Arsyet duhet të jenë të shumta dhe nga më të çuditshmet rreth kësaj situate të rëndë, por baza është pa dyshim stresi i përditshëm, i cili ka pushtuar jetën e shoqërisë, familjes dhe individit në mënyrë të paimagjinueshme.
Ky kaos total sjell situata të cilat të gjithëve na bëjnë të reagojmë të acaruar ndërsa ballafaqohemi me të përditshmen. Personalisht, një ditë, pasi më kishin zënë parkimin e makinës në shkallën e pallatit i thashë zotërisë në fjalë se duhet ta lironte vendin pranë banesës sime.
Ai me mjaft nerva dhe i acaruar, m’u përgjigj se nuk donte dhe se i pëlqente ta linte aty. Në momentin e parë acarohem edhe unë dhe i them se po i bënte llogaritë gabim dhe se mund ta detyroja ta bënte një gjë të tillë. Djemtë e lagjes nuk mungonin... Por, vetëm një minutë më vonë u kthjellova dhe pashë se mund të isha bërë protagonist në një zënkë pa pasur asnjë arsye të mirëqenë.
Nëse nuk do të kishte ndodhur ky reagim racional tek unë, më vonë mund të kisha përfunduar në kronikat e radhës të gazetave dhe televizioneve të shumta si viktimë ose “fitimtar” në zyrat e policisë së shtetit ku të fotografojnë apo filmojnë pa të pyetur fare. Dhe për çfarë...!? Unë zgjodha vetëm të shkruaj këtë shkrim dhe ta ndaj me lexuesit e gazetës. Ky është reagimi im i vetëm për rastin. Po e lë lexuesin të më gjykojë nëse veprova drejt dhe si duhet...