Urdhri: Të modernizohen tragetet
Ka ardhur koha që edhe pasagjerët shqiptarë, qofshin ata emigrantë apo jo, të trajtohen si pasagjerë të dorës së parë dhe shtetas të familjes evropiane, dhe jo si të botës së tretë. Kushti që së fundi do t’u vendoset të gjitha agjencive detare dhe turistike që operojnë me tragetet e linjave me Italinë dhe vende të tjera të rajonit, është rinovimi i tyre, teknikës dhe teknologjisë prodhimit.
Nisur nga rastet e fundit në portet shqiptare si në Vlorë, Sarandë e Durrës, me tragetet e linjave me Italinë, Ministria e Transporteve dhe Kapiteneria e Porteve Shqiptare, ka vendosur të vendosë kritere dhe kushte të reja për cilëndo nga agjencitë detare. Fakti është se në Durrës pak agjenci detare operojnë me tragete të teknologjisë së fundit, kurse pjesa tjetër ende duke i shpëtuar kontrollit dhe verifikimit nga specialistët e transportit detar, vazhdon të lundrojë me tragete të rrezikshme.
Emigrantët, dhe jo vetëm ata, edhe këtë sezon veror udhëtuan me të njëjtët tragete të linjave me Italinë, pasi shumica e agjencive detare operuan sërish me mjete të vjetruara detare, gjë e cila nuk pranohet në asnjë nga vendet e tjera të rajonit dhe më gjerë. Kjo tolerancë shqiptare duhet të marrë fund. Realisht ky sezon turistik është drejt përfundimit dhe për pak ditë fluksi i pasagjerëve në portin e Durrësit që po largohen, do të bjerë.
Sipas statistikave të siguruara nga Policia Kufitare, rezulton se gjatë kësaj vere në port kanë zbritur mbi 22 mijë pasagjerë dhe 4 mijë automjete më tepër se një vit më parë. Një fluks i tillë sasior solli të ardhura mjaft të mira si për kompanitë e lundrimeve, ashtu dhe për agjencitë e biletave. Edhe numri i kosovarëve dhe shqiptarëve të Maqedonisë të cilët zgjodhën linjat detare me Durrësin për të udhëtuar, ishte më i lartë se ai i një viti më parë, kur një pjesë e tyre pati preferuar linjat me portet greke.
Por ajo që të bie në sy dhe që u bë evidente edhe nga vetë udhëtarët, është cilësia e trageteve që lidhin brigjet e të dy vendeve tona. Në linjat detare që lidhin portet italiane me portin e Durrësit, si dhe anasjelltas, shërbejnë tragete të vjetër të prodhuar në vitet ‘60 apo edhe ‘70. Tashmë një pjesë e mirë e tyre e kanë mbushur kohën e përdorimit, por megjithatë vazhdojnë të qëndrojnë në linja.
Ato janë tragete të një teknologjie të vjetër dhe që nuk ofrojnë komfort, sikurse ngjet me tragetet që funksionojnë në linjat detare të vendeve të tjera. Mjafton të shohim cilësinë e trageteve të cilët lidhin portet italiane të Barit dhe të Brindizit me portet greke. Në këto linja ka disa vjet që janë vënë në punë tragete moderne superfast të cilët përveç komfortit, janë edhe dy herë më të shpejtë se tragetet që shërbejnë në linjat me Durrësin.
Ato janë prodhime të viteve 2000. Ndërkohë, vlera e biletave të lundrimit, si për pasagjerët, ashtu edhe për automjetet në linjat me Durrësin është e njëjtë apo ndoshta më e lartë se në linjat greke, edhe pse distancat me këtë të fundit nga portet italiane janë më të mëdha se me Durrësin. Tragetet që janë në qarkullim në linjat me Durrësin shpeshherë pësojnë defekte të sistemeve të ventilimit dhe udhëtarët vuajnë temperaturat e larta të sezonit veror në kohën e pikut.
Po kështu, për shkak të vjetërsisë këto anije reflektojnë mjedise arkaike dhe jo mjedise moderne siç ngjet në vendet e tjera. Sipas specialistëve të lundrimit në portin e Durrësit, ka ardhur koha që Ministria e Transportit dhe institucioni nën varësinë e saj, Kapiteneria e Porteve Shqiptare, t’u vendosin kushte kompanive të lundrimit, të cilat licencohen prej tyre për t’i konsideruar udhëtarët shqiptarë të barabartë mes të barabartëve në familjen e madhe evropiane.