ARMIKU I ARMIKUT TIM, ËSHTË MIKU IM!
Shkaqet e mosnjohjes së Kosovës nga shtetet arabe thuhet se janë të shumta. Në mes tjerash, në këtë drejtim bëhet fjalë për ndikimin e një miqësie të vjetër sentimentale me Serbinë, trashëgimtare të Jugosllavisë së Titos. Kjo u pa edhe në mënyrën se si u prit nga ta ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, zoti Jeremiç, në Konferencën e fundit të Shteteve të Painkuadruara të Botës.
Merrni me mend! Me çfarë respekti dhe pompoziteti pritet aty nga shumë shtete myslimane një ministër i asaj Serbie, e cila në Bosnje dhe Kosovë vrau dhe masakroi me mira e mira myslimanë; i asaj Serbie e cila në luftën e fundit dogji dhe shkatërroi me mira e mira xhami dhe tempuj tjerë fetarë islamë...?!
Vërtet për tu befasuar! Në raport me njohjen e shtetit të ri të Kosovës, sot kjo rrethanë emocionale, konsiderohet nga bota arabe si interes i tyre i veçantë nacional?!!
Arabët, gjyshja dhe prindërit e mi
Ende sot e kësaj dite i kam të paharruara kujtimet nga maji i vitit 1967. Unë, atëbotë isha 9-vjeçar dhe në arenën politike ndërkombëtare, konkretisht në Lindjen e Afërme, zhvillohej një luftë e përgjakur në mes të Egjiptit dhe Izraelit. Sigurisht se shkaku i kësaj mbrese të thellë te unë assesi nuk ka qenë lufta si konflikt i përgjakur me detajet politike të së cilës më tepër merreshin të rriturit, por, si një fëmijë i padjallëzuar, më kishte lënë mbresa të pashlyeshme mënyra e solidarizimit të familjes dhe përgjithësisht edhe i gjithë të afërmve të mi, me popullin vëlla mysliman arab të Egjiptit. Kurrë nuk mund ta harroj gjyshen dhe nënën time, të cilat, pas faljes së çdo vakti të namazit, me zë të lartë dhe nga pesë herë në ditë, luteshin për vëllezërit tanë myslimanë që padrejtësisht ishin përgjakur, sikur thoshin ato, nga “jehuditë”, “dushmanë të vjetër dhe të përbetuar të myslimanëve”. Lutjet të tilla të ngjashme si të gjyshes dhe nënës sime, sigurisht bëheshin edhe nëpër xhamitë ku shkonte të falej babai, por atë më tepër do ta kujtoj se si me emocione të forta dhe sytë të përlotura, qëndronte tërë natën pranë radios sonë të vjetër, duke tentuar që çdo minutë të kapte lajme sa më të freskëta që kishin të bënin me këtë luftë të padrejtë.
Duhet pranuar se ndoshta që nga ajo kohë fëmijërore mbresëlënëse për mua, edhe kur më vonë u rrita dhe u bëra shumë më i arsyeshëm, në të gjitha situatat e çfarëdo lufte apo padrejtësish të tjera që bëheshin ndaj ndonjë shteti mysliman në botë, përherë si shprehje e automatizuar në nënvetëdijen time, reagonte ai solidarizimi i rrënjosur thellë i mbajtjes së favorit në anën e këtyre shteteve myslimane
Por, si t’ia shpjegoj sot ndërgjegjes sime, kur pikërisht kjo “armike e përbetuar e myslimanëve” - Amerika, mua si shqiptar dhe njeri, më bëri të jem si gjithë të tjerët në botë, i lirë, dhe ta kem formalisht një çfarëdo shteti ashtu si është, ndërsa, këta vëllezër myslimanë të gjyshes, nënës, babait, kushërirave, besa edhe të mi dikur, sot as që lëvizën të bëjnë së paku diçka moralisht si përkrahje në këtë drejtim.
Bile-bile, disa paturpshëm deklaruan se për ta në këtë rast, fare nuk luan rol vendimtar përkatësia jonë si shumicë myslimane, por mbi të gjitha, ata udhëhiqen nga interesat e tyre të ngushta shtetërore dhe nacionale.
Ah... sa kisha dashur tani që vetëm pesë minuta t’i kem gjallë, gjyshen dhe prindërit e mi të dashur...!
Edhe pak histori
Nëse për kuriozitetin tonë kishim bërë një statistikë të mirëfilltë të shqiptarëve që kanë emra Naser, atëherë, jam më se i sigurt se nga gjithë bota islame, ky emër si më i përfaqësuar, do të tregohej në Kosovë. Pse është kështu, dihej: respekti i madh dhe i verbër ndaj një udhëheqësi të shquar mysliman arab të Egjiptit; njërit prej 3 liderëve dhe thelluesve kryesorë të Botës së Shteteve të Painkuadruara, Abdel Gamal Naser.
Po, edhe pse është kështu, nga populli im mysliman shqiptar i Kosovës, pak kush atëbotë (ndoshta ende edhe sot) dinte se Naseri ishte një ish-oficer i dalë nga Akademia Ushtarake e Moskës. Nga këndej, ai erdhi në krye të Egjiptit me një grusht shteti të përgjakshëm, të përgatitur nga KGB-ja sovjetike. Me këtë grusht-shtet, Naseri shkatërroi mbretërinë 154-vjeçare egjiptiane të udhëhequr brez pas brezi nga familjet shqiptare, vendosur nga i madhi Mehmet Ali Pasha. I fundit, mbreti Faruk u detyrua të emigronte në Itali.
Që kur erdhi Naseri në pushtet, shqiptarëve më s’iu dëgjua zëri në Egjipt, e mos të flasim për ata që u ndoqën dhe u persekutuan nga ky regjim.
“Jehuditë” dhe Kosova
Që nga dita e sotme, kam vendosur që t’i kundërshtoj ashpër çdo hoxhe apo kushdo qoftë tjetër, i cili pretendon të më bindë se “jehuditë”, janë dushmanë të përbetuar të myslimanëve. Për shkaqe të ndryshme historike, ata, ndoshta mund të jenë dushmanë të arabëve, por kurrsesi të myslimanëve. Sepse, edhe Kosova ime banohet me mbi 90% myslimanë, ndërsa “jehuditë” kurrë nuk i kemi pasur armiq dhe as që do t’i kemi ndonjëherë. Por, përkundrazi, ky popull edhe vetë i lashtë dhe i përvuajtur si ne historikisht, gjithmonë na ka çmuar dhe vlerësuar lart, e në rend të parë si përkatës shqiptar.
Njohja e Kosovës shtet nga Izraeli “de facto” kaherë ka ndodhur. Kjo shihet në Amerikën dhe dështimet e njëpasnjëshme të Serbisë që ta përvetësojë atë për vete.
Muaji i shenjtë i Ramazanit po afrohet dhe unë do ta shfrytëzoj rastin që këto ditë të madhërishme të agjërimit t’ua uroj të gjithë myslimanëve të mi shqiptarë me një apel të fuqishëm, që nëpër të gjitha mexhliset, e veçanërisht nëpër xhami dhe predikime pas namazit të teravisë, të mos merren aq me “jehuditë” dhe as armiqtë e tjerë si “dushmanë historikë të myslimanëve”.
Pse edhe ne në këtë rast, njësoj si arabët, të mos udhëhiqemi nga interesat tona shtetërore dhe kombëtare...?
“Armiku i armikut tim, është miku im”. Pa dyshim, është ky ligji i pamposhtur hyjnor i natyrës, i cili duhet respektuar patjetër, a po?!