E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli "prangos" pronarin e ish-uzinës së baterive

Gjykata e Apelit të Vlorës lë në fuqi dënimin e dhënë nga togat e zeza të Beratit, prangoset pronari i ish-uzinës së baterive. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se pasditen e së martës, është prangosur Pajtim Daja, për veprën e "prodhimit të kundërligjshëm të artikujve industrialë". Daja, pronar i ish- uzinës së prodhimit të baterive në Berat, u gjykua në gjendje të lirë dhe u dënua nga Gjykata e Rrethit të Beratit për veprimtarinë e paligjshme të përpunimit të plumbit nga bateritë e mbetura në këtë uzinë, gjë që shkaktonte ndotjen e zonës ku ajo ndodhej. Daja apeloi çështjen në Gjykatën e Apelit Vlorë, e cila pas gjykimit la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. 52-vjeçari do të kryejë dënimin prej 4 vitesh heqje lirie.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›