Bllokohen 10 furra gëlqere, shoqërohen pronarët
Nis bllokimi i furrave të gëlqeres në Krujë. Blutë lokalë dje kanë nisur bllokimin e furrave të gëlqeres, të cilat nuk plotësojnë standardet e kërkuara dhe janë kthyer në një makth për ambientin dhe banorët e zonave përreth tyre. Këto furra nuk zbatojnë kushtet e kërkuara teknike dhe janë kthyer në ndotëse të mëdha të mjedisit, pasi përdorin në aktivitetin e tyre djegien e gomave të përdorura. Burime nga Kruja bënë të ditur se aksioni nisi në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Krastë ku ndodhet një numër mjaft i madh furrash. Bëhet e ditur nga burime të prokurorisë se janë bllokuar 10 furra, ndërsa janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë pronarë ose përfaqësues të këtyre bizneseve për të dhënë shpjegime lidhur me aktivitetin dhe mosmarrjen e masave teknike dhe atyre në mbrojtje të mjedisit.