E Diel, 1 Nëntor 2026

Zjarr në kopsht, po luanin fëmijët

Një lojë fëmijësh me zjarre ka rrezikuar seriozisht të djegë një kopsht privat, disa banesa dhe pallate në zonën e Qesarakut në Tiranë. Flakët të ndihmuara edhe nga era janë përhapur rreth orës 16:00 në disa blloqe me bimësi duke rrethuar kështu kopshtin. Vetë banorët të alarmuar kanë dalë me kova dhe zorra uji për të ndaluar përhapjen e flakëve dhe për t‘i shuar ato. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat mundësuan fikjen e vatrave të zjarreve, gati një orë pasi ishin pushtuar nga flakët. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe oficerë të Komisariatit Nr. 4 të Policisë së Tiranës për të nisur hetimet për shkaqet e zjarrit që rrezikuan seriozisht banesat pranë rrugës "Mahmut Allushi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›