E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apeli "rikthen" Sopotin ne Librazhd

Mbledhja e Komisionit te Apelit ne FSHF vendosi qe te lehtesoje masat e marra ndaj Sopotit dhe gjithashtu mori ne shqyrtim dhe vendosi qe klubi i Elbasanit te paguaje detyrimet per mesfushorin Julian Ahmataj. Ky i fundit duhet te perfitoje edhe 1.500.000 mije leke, pas perfundimit te sezonit te kaluar. Apeli ul masat ndaj Sopotit te Librazhdit, pas vendimeve te ashpra te Disiplines. Pas mbledhjes se fundit te Komisionit te Apelit qe mori per baze te gjitha ankesat dhe pretendimet e fundit te sportisteve apo ekipeve ne kategori te ndryshme dhe bie ne sy fakti, qe Sopotit i jane rikthyer tre pike qe kishte para ndeshjes me Elbasanin. Gjithashtu librazhdasit, ne ndryshim nga masat e Disiplines per denimin qe i dha fushes, do te luaje ne fushen e tij por pa tifoze, ne dy ndeshjet e radhes. Prej Apelit ka mbetur ne fuqi vetem dhenia e tre pikeve per Elbasanin ne tavoline dhe gjoba qe i eshte vene nga Disiplina klubit te Sopotit, pas dhunes qe u shfaq ne ndeshjen e kaluar Sopoti-Elbasani, ku gjyqtari pretendonte se eshte dhunuar ne fushen e lojes. Sulmuesi i Sopotit, Shkelqim Hajdari do te rikthehet pas ketij sezoni ne fushe, ndryshe nga c'parashikonte vendimi i Disiplines, qe e denoi me tre vjet larg aktivitetit futbollistik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›