E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orgesa Zaimi, para pasqyres "Une, kengetarja e muzikes live"

Per Orgesa Zaimin mund te thuhet me te vertete se eshte nje nga te paktat "rock girl" ne Shqiperi. Me nje look karakteristik dhe nje ze qe spikat, ajo tanime eshte nje kengetare qe fillimet ne karriere i ka lene pas, larg. Ne nje interviste per "KJ", kengetarja e "Requim", "Sot", "Stacion", "Atje ku breshkat fluturojne" etj., qe nuk ka kaluar pa u vene re as te "Ethet" e as te "Star Academy", tregon gjithcka per kengen e saj me te re, "Pasqyrat", pjesemarrese ne festivalin "Kenga Magjike". Jo me kot nje titull intrigant, sepse te tilla jane temat e perzgjedhura prej saj. "Ky eshte viti i trete qe marr pjese ne festivalin "Kenga Magjike" dhe uroj te qelloje "E treta e verteta", duke qene se vij per here te trete. Per me teper, koha ka kaluar dhe une kam ndryshuar, jam rritur dhe mendoj se edhe si artiste kam bere disa hapa me shume para", shprehet 24-vjecarja ne lidhje me pretendimet e saj ne kete eveniment te rendesishem te jetes muzikore ne vend. Ne vitin 2006, me kengen e saj ne bashkepunim, "Requim", Orgesa Zaimi fitoi cmimin "Tendence". Ne intervisten e meposhtme ajo shprehet edhe per aktivitetin e saj muzikor live neper ambiente te ndryshme ne kryeqytet, si dhe jep mendimin e saj ne lidhje me jeten muzikore aktuale ne vend. Sipas saj, edhe pse muzika shqiptare kohet e fundit ka marre dimensione te playback-ut, per Orgesen gjithmone do te jete ne fokus kendimi direkt me instrumente live, sepse ka akoma njerez qe pelqejne muziken e vertete, edhe pse te riprodhuar, por mbi te gjitha live. Ne planet e saj te aferta ben pjese edhe realizimi i albumit te pare, ndersa qe tani repertori i saj i pasur permban nje mori kengesh dhe mori rrymash, duke nisur qe nga rock, pop, soul, blues, country, kenge te zgjedhura shqiptare etj.

Orgesa, ky eshte viti i trete i paraqitjes suaj te "Kenga Magjike". Cfare pritshmerish keni kesaj radhe?

Po, ky eshte viti i trete qe marr pjese ne festivalin "Kenga Magjike" dhe uroj te qelloje "E treta e verteta", duke qene se vij per here te trete. Per me teper, koha ka kaluar dhe une kam ndryshuar, jam rritur dhe mendoj se edhe si artiste kam bere disa hapa me shume para. Mendoj se eshte nje konkurrim serioz dhe me pretendim, jam munduar te sjell dicka sa tradicionale (per rrymen rock), aq edhe novatore, duke bashkepunuar me mjeshtrin Edmond Zhulali per muziken, pra per produksionin muzikor dhe per tekstin e kenges me poetin Agron Tufa, i cili i ka dhene subjektin dhe lezetin kenges sime.

Si eshte pritur kenga deri tani, c'reagime keni marre nga publiku?

Prezantimi i kenges u be pak jave me pare ne Tv Klan ne programin "E diela Shqiptare" dhe me sa pashe une, kenga u prit mire.

Deshirojme te dime dicka me teper rreth subjektit te kenges...

Subjekti i kenges ka te beje me pasqyren si objekt, fillimisht sepse eshte dicka e pandashme nga e perditshmja e njerezve dhe ka nje dimension filozofik. Kjo sepse ti zgjohesh ne mengjes dhe shihesh ne pasqyre, fle gjume dhe shihesh ne pasqyre. Te parit ne pasqyre na ben te ndihemi mire ne pergjithesi, edhe pse ka raste qe nuk ndodh keshtu, por e rendesishme eshte qe njerezit kur shihen ne pasqyre ndihen me mire me veten, mund te shikojne nje "vete" te persosur, e cila ju jep optimizem per jeten. Dua te shtoj ketu se jam perpjekur te sjell per publikun nje teme te pakonsumuar dhe besoj se shume njerez do ta gjejne veten te kjo kenge. Fundja, kjo eshte ajo qe cdo kengetar deshiron per kengen e tij.

Kjo sa i perket kenges. Po ju cfare shikoni kur veshtroheni ne pasqyre?

(Qesh). Mua me ndodh qe kur shoh veten ne pasqyre, te ndihem nje superstar, nje kengetare shume e mire dhe shume e famshme.

Ju keni spikatur ne spektaklin "Ethet 3", e mandej te "Star Akademi", ishte nje fillim i mbare, apo jo?

Kam qene pjese e Reality Show, si fillim "Ethet 3", ku isha pjese e nje grupi (formule e vitit 2005 dhe ne 2006 finaliste ne "Star Akademi 1", gje qe me ndihmoi te evidentohem si soliste dhe te kendoj shume kenge te zhanreve te ndryshme.

Me pas dola "ne jete" vete, duke u perpjekur te bej muzike; kam tashme tre vjet qe kendoj neper lokale ku behet muzike live dhe ky eshte impenjimi im kryesor keto kohe.

Thate me siper qe kendoni live neper mjedise te ndryshme te kryeqytetit. A eshte kjo menyre, nje nga te paktat per te ushtruar drejtperdrejt dhe jo me regjistrim, sic ndodh rendom?

Mendoj se muzika live eshte nder te paktat gjera me te mira qe behen ne Shqiperi, edhe pse jane ne pergjithesi repertor cover, domethene kenge qe jane kenduar me pare nga kengetare te huaj dhe jo vetem. Eshte e vetmja muzike qe mund te degjohet, sigurisht kjo me disa kritere qe mbeshteten ne mjeshterine e instrumentisteve dhe padiskutim te kengetareve qe e bejne kete muzike, si dhe e ambientit ku luhet kjo muzike. Per me teper, keto ambiente perbejne tregun e te ardhurave te kengetareve, ne nje vend te vogel sic eshte ky i yni, ku me muziken eshte e veshtire te jetosh.

Fakti qe kendohet me cover, e rrezikon muzikantin?

Jo, them se ka muzikante shume te mire, te cilet po te duan, ashtu sic luajne perfekt cover-at e te tjereve mund te krijojne pa frike muzike shqip dhe t'ia shtojne vleren muzikes shqiptare. Por ketu pastaj ka disa faktore te tjere qe jane tabu.

Sipas jush, si eshte aktualisht klima muzikore ne Shqiperi?

Persa i perket klimes ne muzike, mund te them qe eshte nje klime e thate dhe e ftohte, fatkeqesisht. Muzika shqiptare vuan shume nga origjinaliteti, dhe mbi te gjitha ka shume pak kompozitore qe e mbajne me force, rreth te cileve sillet bota. Mendoj se nuk motivohen dhe nuk mbeshteten talentet e rinj, si kompozitoret ashtu edhe kengetar, po keshtu nuk zbatohet ligji i se drejtes se autorit, ka shume shtepi diskografike, pronaret e te cilave nuk jane as muzikante dhe as menaxhere arti, apo zbulues talentesh qe merren me biznese te rendomta dhe nuk e dine cfare eshte muzika. Keta te fundit deshirojne vetem qe albumet per te cilat ata investojne, te shiten me doemos, si te jene mobilie apo produkte ushqimore per konsumatoret. Pak a shume kjo eshte ajo qe mendoj per klimen ne te cilen ndodhet aktualisht muzika ne vendin tone.

Cilet jane kengetaret tuaj te preferuar, brenda dhe jashte vendit?

Ka shume, por do te permendja Aretha Franklin, James Brown, Ray Charles, Whitney Houston, Fredd Mercury, ndersa ne Shqiperi padyshim e madhja Vace Zela.

Po sa i perket jetes suaj sentimentale, a mund te na zbuloni dicka me teper?

Po, jam e dashuruar, e fejuar, jetoj me njeriun e zemres. Mund te them vetem qe jam shume e lumtur.

Se fundmi, cilat jane projektet e aferta te Orgeses?

Projektet me te aferta, sigurisht pervec pjesemarrjes sime ne "Kenga Magjike 2009", jane realizimi i videos "Pasqyrat" pas konkurrimit ne "Kenga Magjike", nderkaq edhe ne mendje po bluaj berjen e albumit tim te pare.

Intervistoi: Fjoralba Shahaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›