"Njerez te humbur" gjen vajzen nga Berati pas 13 vitesh
Ne nje seri gjetjesh, emocionesh dhe momentesh te papershkueshme eshte karakterizuar nata e se premtes mbrema ne "Njerez te humbur" ne Tv Klan. Si gjithmone drejtuesja e emisioni Aida Shtino dhe stafi i saj do te kurorezonin mbremjen e se premtes mbrema me dy raste te te gjeturish. Zamira Toska, 29 vjecarja nga Berati e denoncuar ne "Njerez te Humbur" si person i zhdukur, pas 13 vjetesh largimi me ne fund behet e gjalle per familjen e saj. Zamira vajza me e vogel e familjes do te humbiste kontaktet me familjaret e saj ne 7 korrik te vitit 1996 nga Italia. Nje histori sa e zakonshme dhe aq e ngaterruar per te cilen mori zgjidhje fale investigimeve te gazetareve te ketij emisioni. Por surpriza me e madhe per nenen dhe vellane e Zamires te ulur ne panelin kryesor, do te ishte nje lidhje telefonike me vete Zamiren, e cila nepermjet kameres do t'i pershendeste ata duke i thene se i kishte marre shume malli dhe se shume shpejt ajo do te rikthehej ne vendin e saj, Shqiperi. Por ajo qe ka lumturuar me se shumti nenen e saj ishte nje prezantim me familjen e Zamires, vajzat e saj si dhe me bashkeshortin i cili ishte dhe nje nga iniciatoret e vendosjes se lidhjeve me pjesen e shkeputur ne Shqiperi. Menjehere studio e "Njerez te Humbur" u perfshi ne valen e emocioneve dhe loteve qe solli ky ritakim midis nenes dhe bijes se saj. Pas publikimit te kesaj gjetjeje Aida Shtino deklaroi se rasti i saj menjehere do te hiqej nga familja e madhe e te humburve dhe se tani e presin ate te vije ne token e munguar prej kaq shume vitesh duke i shprehur Zamires urimet me te perzemerta.
Por surprizat nuk mbarojne me kaq, rasti tjeter I gjetjes edhe pse tema e se ciles u prek shume pak dhe javen e kaluar ishte ai i Lindita Malokut. Nena e dy femijeve nga Fieri, javen e kaluar do te vinte ne studiot e "Njerez te Humbur" per tu takuar me stafin e gazetareve dhe per te treguar arsyet e largimit, dhe se e vetmja gje qe ajo kerkon eshte nje takim me djalin dhe vajzen e saj qe u ka ndiere shume mungesen. Aida Shtino dhe stafi i gazetareve do te percillnin per teleshikuesit e Televizionit Klan nje kronike televizive ku ishte pasqyruar gjetja dhe ardhja e saj ne studion me te ndjekur per te gjithe.
Bashkim Selimi
Misteri i lushnjarit, ne nje manastir grek
Gjate emisionit u transmetua edhe rasti i Bashkim Selimit nga Lushnja i cili ka humbur kontaktet ne qershor te vitit 2001. Zenkat dhe debatet e shpeshta me kunaten e tij, bene qe Bashkimi te ishte i pakenaqur dhe te mos i duronte me konfliktet e krijuara. Keshtu ai vendos te largohet dhe te qendroje larg debateve te shumta qe tashme ishin krijuar ne familje. Bashkimi shume shpejt do te merrte rrugen drejt Greqise duke lene pas te gjithe familjen e tij, bashkeshorten dhe djalin 6 muajsh. Jane bere shume perpjekje nga ana e prinderve per te kontaktuar dhe per te gjetur nje adrese te djalit te tyre por kerkimet kane qene pa rezultat. Te premten mbrema gjate publikimit te rastit nuk munguar informacionet per te, ku receptoret e telefonit te gazetareve nuk pushonin se reni duke krijuar emocione te forta ne familjaret e tij dhe sidomos tek nena e cila ishte e ftuar ne studio. Informacionet per te vinin nga nje manastir grek ku thuhej se Bashkimi mund te kishte veshur petkun e murgut. Malli dhe meraku i nenes per djalin e ben qe ajo te mos heqe dore dhe te kerkoje ndihmen e emisionit "Njerez te humbur", I vetmi emision ne Shqiperi ku kerkohen personat e humbur qe prej vitesh me radhe kane shkeputur kontaktet me familjaret e tyre.
Ramazan Zuna
Rrugetimi i gjate, nga Beogradi drejt Amerikes
Nje tjeter histori do te vinte ne levizje te gjithe emigrantet shqiptare te cilet telefonin per te dhene informacione, ishte per personin e humbur Ramazan Zuna. Nje rast qe do te na kthente prapa ne vitet '90 ku Shqiperia perpiqej te dilte nga mentaliteti i vjeter dhe ne cdo familje shqiptare, jeta sillte te papritura te ndryshme, ashtu si solli edhe per Ramazanin.
Ramazan Zuna 45 vjecari nga Klenja e Dibres do te humbiste kontaktet ne qershor te vitit 1991 nga Hotel Avalla ne Beograd, nje vend ne te cilin do te strehoheshin shume shqiptare ne ate kohe, duke sherbyer si ure kalimi per ne vende te tjera. Arsyet qe e bene Ramazanin te largohej nga familja ishin gjendja ekonomike por dhe nje konflikt me nje person te afert te fisit. Pavaresisht dhimbjes qe e detyroj te largohet nga njerezit e dashur ai nuk mund ta mohonte dashurine qe ndjente per familjen e cila I ishte gjendur prane ne cdo moment. Ai nuk mund te rrinte pa derguar letra prinderve ku i shprehte gjithe mallin qe e pushtonte per ta dhe per mungesen qe ndjente per te gjithe ata qe la pas. Vete historia prekese dhe informacione te ndryshme te ardhura ne emisionin "Njerez te humbur" ka bere qe te terheqin vemendjen e shume teleshikuesve shqiptare, duke dhene shume informacione ne lidhje me fatin e tij. Megjithese ishte menduar se Ramazan Zuna kishte rene pre e dhunes se nje personi ne Serbi shume vite me pare, lajmet gjate transmetimit ndryshuan komplet rrjedhen e kerkimeve. Bashkatdhetare te shumte pohuan faktin se Ramazan Zuna ne kohen qe ka shkeputur kontaktet me familjen kishte kaluar ne drejtim te Kroacise. Flitej se ai kishte qendruar per dy jave ne nje piceri me emrin Memi ne qytezen Gorica afer Zagrebit, e cila ishte ne pronesi te nje shqiptari nga Maqedonia. Itinerari i mevonshem mesohet te kete qene Zvicer - Amerike. Pikerisht per Shtetet e Bashkuara te Amerikes shume persona te tjere pohonin se mund te vazhdoje te jetoje edhe ne ditet e sotme.
Shenim:
Per cdo informacion rreth ketyre personave vizitoni faqen zyrtare www.njereztehumbur.org, kontaktoni me redaksine e emisionit "Njerez te humbur" ne nr. telefonit: +355 42 347 822/823/824/825 ose shkruani ne posten elektronike: aidashtino@njereztehumbur.org