E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalet Bylisi ne fushen e Bilishtit, humb edhe vendin e pare

Elbasani fiton dhe ngjitet ne krye, Bejzade, lojtar dhe trajner, shijon fitoren e pare

Elbasani edhe me ndihmen e Bilisht- Sportit qe mundi dje kryesuesit e Kategorise se Pare, Bylisin, eshte ngjitur ne krye te klasifikimit, duke konfirmuar ne kete menyre pretendimet per t'u rikthyer brenda nje edicioni ne Kategorine Superiore. Dje ne "Ryzhdi Bizhuta" Elbasani shenoi nje fitore te paster 2-0, ndaj Ades se Velipojes, me dy gola te Dalipit. Pas tre pikeve qe moren ne tavoline ne ndeshjen e kaluar, ku pati probleme ne fushen e Sopotit te Librazhdit, Elbasani vijoi ecurine pozitive dhe mori frenat e kampionatit te nje kategorie me poshte, me pretendimin per te qendruar ne keto pozita. Edhe Lushnja, ne ndeshjen me Memalian siguroi tre pike te veshtira, ku pati edhe probleme mes ekipeve ne fushe, ku gjyqtarit iu desh qe te nxirrte nga loja nga nje futbollist per secilen skuader. Nje tjeter skuader e madhe, Partizani fitoi dhe ngjiti shkallet e klasifikimit, ne nje mini-derbi me Kamzen. Ecuria pozitive e ketyre te fundit eshte nderprere nga Partizani, ne stolin e te cilit debutuan si trajnere dhe me fitore dy lojtare titullare, Bejzade dhe Pinari. Partizani e siguroi fitoren nepermjet golave te Sulces dhe Karapicit. Per Kamzen shkurtoi diferencen e golave ne fund te ndeshjes, Bardha. Sakaq, pas ndeshjes trajneri i ri i Partizanit, Skerdi Bejzade deklaroi se synohet ngjitja dhe me kalimin e javeve te kuqte pretendojne qe te ngjiten ne krye te Kategorise se Pare, per te permbushur objektivin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›