E Shtunë, 31 Tetor 2026

Derbi, Tirana "postbllok" Dinamos

Aranit Muraci

Nje fitore ndaj Tiranes kampiones ne fuqi, do te thote se Kategoria Superiore ka gjetur nje tjeter skuader me pretendime per te vene "kuroren e kampiones", ne fund te ketij edicioni. E kunderta, pra triumfi i bardhebluve ndaj skuadres me ecurine me te mire ne gjashte javet e para, do te rihape garen per ekipin qe do te fitoje ne fund titullin kampion. Nen drejtimin e Shkelqim Muces, blute kane perfunduar pergatitjet e javes dhe synojne qe mos e njohin as pengesen e radhes, Tiranen. "Tirana eshte pengese kryesore per objektivin tone. Jemi pergatitur per fitore. Fitorja do te na ndihmoje qe te mbrojme vendin e pare dhe te ecim drejt titullit", - thote Arjan Pisha, kapiteni i Dinamos, ne vigjilje te derbit. Trajneri i Dinamos, Shkelqim Muca ka preferuar heshtjen gjate javes, nderkohe qe do te kete te plote grupin dinamovit ne dispozicion, per te siguruar fitoren e gjashte ne shtate javet e para te kampionatit. Nga ana tjeter Tirana, pas disa luhatjeve si dhe me largimin e trajnerit Ilia Loncarevic, synon qe te ndale ne ndeshjen e sotme derbi kryesuesit, per t'iu afruar kreut. Bardheblute, si epersi do te kene tifozet e shumte qe pritet te jene ne mbeshtetje te skuadres, apo edhe rikthimin e disa lojtareve kryesore ne formacionin baze, qe mungonin me pare. Kapiteni Muka dhe sulmuesi kryesor Memelli, nje dite para ndeshjes kane qene ne dispozicion te trajnerit te ri te Tiranes, Alban Tafaj. "Timonieri" bardheblu pati kohen e mjaftueshme gjate pauzes se kampionatit per te ndrequr disa gabime para debit dhe theksoi se Tirana do te garoje me te njejtin objektiv, per te mbrojtur titullin dhe ndeshja derbi me Dinamo ka nje rendesi te vecante. Trajneri Tafaj siguroi se gjendja e skuadres qe ai drejton garanton nje ecuri pozitive ne te ardhmen dhe para se te realizohet objektivi, duhet te siguroje maksimumin ne derbin e sotem, me Dinamon.

Surpriza

Ishte paralajmeruar ne fillim te kampionatit se Apolonia synonte kater vendet e para. Pas shtate javeve te para dhe fitores se djeshme me Gramozin, ekipi fierak ka surprizuar edhe me shume, duke u renditur mes ekipeve pretendente per titullin kampion.

Kategoria Superiore

Java 7

Dje

Apolonia-Gramozi 3-0

Ferizovic '45, Hajdibulic, '60, Meto '90

Sot

Besa-Flamurtari (L. Jemini)

Kastrioti-Skenderbeu ( K. Meta)

Dinamo-Tirana (S. Jareci)

Teuta-Laci (E. Peza)

Vllaznia-Shkumbini (B. Sadiku)

Klasifikimi

Dinamo 16

Apolonia 15

Besa 14

Skenderbeu 9

Teuta 9

Tirana 8

Shkumbini 7

Gramozi 6

Flamurtari 6

Laci 5

Vllaznia 4

Kategoria e Pare

Java 7

Elbasani-Ada 2-0

Memaliaj-Lushnja 0-2

Burreli-Pogradeci 3-0

Gramshi-Turbina 4-0

Partizani-Kamza 2-1

Skrapari-Beselidhja 1-0

B. Sport-Bylis 1-0

Sopoti-Luftetari (18.10.09)

Klasifikimi

Elbasani 16

Bylis 15

Pogradeci 13

Luftetari 12

Partizani 12

Lushnja 12

Kamza 10

Ada 9

Turbina 9

B. Sport 9

Skrapari 9

Beselidhja 6

Burreli 6

Gramshi 8

Memaliaj 5

Sopoti 4


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›