Apeli sfidon KLD-në për 3 gjyqtarët e ndëshkuar
Gjykata e Apelit në Tiranë sfidon Këshillin e Lartë të Drejtësisë për gjyqtarët e ndëshkuar, me ulje në detyrë tri vjet më parë.
Fatos Mahmutaj
Pas vendimit të Apelit, Këshilli duhet të shprehet me akt administrativ për ndërprerjen e masës disiplinore ndaj dy gjyqtarëve, Fiqirete Mullaj dhe Agron Papajani, duke kthyer kështu mbrapsht një vendim të dhënë nga KLD-ja tre vite më parë. Ndërkohë për shkelje të kryera tre vitet e fundit pritet që 11 gjyqtarë të këtij Apeli të dërgohen në KLD për masë disiplinore. Më parë, ishte Gjykata e Tiranës ajo që detyroi KLD-në të shprehej për rikthimin në detyrë të dy gjyqtarëve të Apelit të ulur në detyrë tre vite më parë, të cilët e kërkuan një gjë të tillë në rrugë gjyqësore. Me këtë vendim të togave të zeza kanë përfituar vetëm dy prej gjyqtarëve, pasi i treti hoqi dorë vullnetarisht pak ditë pasi ngriti padinë kundër KLD-së. Në fakt, vendimi është bërë i ekzekutueshëm pak ditë më parë, pasi Gjykata e Apelit e kryeqytetit la në fuqi atë çka vendosi në janar të këtij viti gjyqtarja Alkelina Gazidede në Gjykatën e Tiranës. Kjo gjykatëse duke pranuar kërkesën e bërë nga dy kolegët e saj Fiqirete Mullaj dhe Agron Papajani, vendosi urdhërimin e KLD-së për t'u shprehur nëpërmjet një akti administrativ për argumentimin e qëndrimit të tyre si gjyqtarë në Gjykatën e Tiranës dhe atë të Gramshit, apo rikthimin në Apelin e kryeqytetit sipas ligjeve aktuale dhe një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Procesi
Në vendimin e lënë në fuqi pak ditë më parë në Apelin e kryeqytetit pohohet se, dy paditësit Mullaj dhe Papajani, kanë qenë gjyqtarë në këtë institucion. Në prill të vitit 2005 KLD-ja ka vendosur ndaj gjyqtarëve Mullaj e Papajani masën disiplinore, transferim me ulje nga gjyqtarë të Apelit Tiranë, respektivisht në Faktin e kryeqytetit dhe atë të Gramshit. Gjykata Kushtetuese me një vendim të qershorit të vitit të kaluar, me kërkesë të Gjykatës së Tiranës, ka vendosur shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të dispozitës ligjore ku KLD-ja ishte mbështetur në marrjen e masës disiplinore ndaj gjyqtarëve Mullaj e Papajani. Pas këtij vendimi të Kushtetueses këta dy gjyqtarë dhe ish-kolegu i tyre në Apelin e kryeqytetit Edmond Gogo, i janë drejtuar KLD-së, të cilës i kërkojnë ndërprerjen e masës disiplinore dhe rikthimin në vendin e mëparshëm të punës si gjyqtarë të Apelit Tiranë.
Padia
Tre gjyqtarët kanë qëndruar në pritje të përgjigjes së KLD-së dhe pas kalimit të afatit ligjor të pritjes, i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës me kërkesë-padi ndaj Këshillit, objekt i së cilës është: "Detyrimin e KLD-së të nxjerrë aktin administrativ në përputhje me ligjin "Për marrjen e masave" për rivendosjen e së drejtës së cenuar". Dhënia e vendimit me ekzekutim të përkohshëm". Në kërkesë-padi gjykatësit pretenduan se të drejtat e tyre janë mohuar pikërisht nga mosdhënia e përgjigjes apo mosnxjerrja e vendimit nga KLD-ja, që duhej të kishte vepruar duke rivendosur të drejtat e tyre qysh në momentin e hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është argumentuar me faktin se KLD-ja ka organizuar mbledhjen e radhës dhe nuk ka marrë në shqyrtim, as nuk i është përgjigjur kërkesës së bërë prej paditësve, gjë që nuk është bërë as sot kur gjykatësit kanë marrë të drejtë me vendime të formës së prerë të disa gjykatave. "Në këto kushte duhet që të detyrohet KLD-ja të nxjerrë aktin dhe të rivendosë të drejtat e cenuara", pohohet në vendimin e Apelit.
KLD-ja
Tashmë që vendimi ka marrë formë të prerë, ai bëhet i detyrueshëm për KLD-në për t'u zbatuar. Kështu, gjatë procesit që u zhvillua në Gjykatën e Tiranës dhe më pas në Apel, përfaqësuesi ligjor i KLD-së pasi kërkoi rrëzimin e padisë argumentoi se, Këshilli pas situatës së krijuar me shfuqizimin e ligjit, e ka trajtuar këtë problem në mbledhjen e datës 12 korrik 2007, ku është konkluduar domosdoshmëria e plotësimit të mangësive ligjore nga ligjvënësit. Për këtë fakt, sipas KLD-së, i janë dërguar shkresa ministrit të Drejtësisë e kryetares së Kuvendit, të cilëve u është parashtruar situata e krijuar dhe angazhimi i strukturave për të ndikuar pozitivisht në zgjidhjen ligjore. KLD-ja pretendoi se në këtë rast çështja ndodhej para një vakumi ligjor, por gjykatësja e çështjes vendosi rrëzimin e këtyre pretendimeve.
Fiqirete Mullaj
Ish-gjyqtarja e Apelit të kryeqytetit, konsiderohet të jetë më me fat se dy kolegët e saj, të cilët u ulën në detyrë në prill të vitit 2005. Anëtarët e Këshillit pasi argumentuan se Mullaj kishte kryer shkelje në proceset që kishte gjykuar në Shkallë të Dytë, vendosën ndëshkimin e saj me ulje në detyrë, duke e caktuar si gjyqtare në kryeqytet. Aktualisht Mullaj është anëtare e seksionit të gjykatësve të çështjeve familjare. Mullaj është një nga gjykatëset e ndëshkuara nga KLD-ja, që pretendon se vendimi për të është marrë në shkelje me ligjet, pasi masa ndëshkimore është e paligjshme dhe për më tepër është argumentuar me një ligj të shfuqizuar. Pikërisht për këtë shkak ajo kërkon ndërprerjen sa më parë të ndëshkimit dhe rikthimin në vendin e mëparshëm të punës, në Apelin e Tiranës.
Agron Papajani
Gjykatësi Agron Papajani, i cili tashmë ndodhet duke ushtruar detyrën në Gramsh, u gjet nga KLD-ja në prill të vitit 2005 me shkelje në çështjet që kishte gjykuar në Apelin e Tiranës. Me shumicë votash, anëtarët e KLD-së votuan pro masës disiplinore për të, duke e ulur në detyrë dhe emëruar në një gjykatë rrethi të largët. Kështu, Papajani u emërua në Gjykatën e Gramshit, por gjatë kësaj kohe ai ankimoi vendimin në Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Ndërsa më pas Gjykata Kushtetuese shpalli se, ligji, mbi të cilin kishte argumentuar masën disiplinore KLD-ja, binte ndesh me Kushtetutën dhe si i tillë u shfuqizua. Pas kësaj, ky bashkë me kolegen Mullaj, iu drejtuan Gjykatës së Tiranës, ku siguruan një vendim që detyron KLD-në të shprehet për ndëshkimin e tyre.
Edmond Gogo
Ish-gjykatësi i Apelit të Tiranës deri në prill të vitit 2005, u tërhoq vullnetarisht nga padia që depozitoi bashkë me dy ish-kolegët në Gjykatën e Tiranës, për detyrimin e KLD-së që të shprehej për ndërprerjen e masës disiplinore në ngarkim të tyre. Pak kohë pasi kishte nisur shqyrtimi i kërkesës së tre gjykatësve Mullaj, Papajani dhe Gogo, ky i fundit u tërhoq vullnetarisht nga padia, veprim ky, pas të cilit gjykata vendosi pushimin e gjykimit për të. Tashmë nuk dihet nëse KLD-ja do marrë në shqyrtim kryesisht në ndonjë nga mbledhjet e radhës, ndërprerjen e masës disiplinore për të, apo do të presë që ky gjykatës, t'i drejtohet Këshillit me një kërkesë të tillë. Edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin si antikushtetues të ligjit "Për masat disiplinore" mjafton si argument për këtë.