“Prokuroria nën varësi, trillime”
Prokuroria nuk do të jetë në varësi të Qeverisë. Këtë garanci e ka dhënë Kryeministri Sali Berisha gjatë një vizite zyrtare të zhvilluar në qytetin e Vlorës, ku ka ndjekur punimet që po ngrihen për Petroliferën.
Qemal Biraku
Berisha hodhi poshtë zërat në media se projektligji ka si synim nënshtrimin e Prokurorisë së Përgjithshme nga ana e Ekzekutivit shqiptar. Sipas tij, deklaratat e bëra në media janë vetëm një trillim dhe drafti për Prokurorinë është vetëm një projekt dhe gjithçka do të diskutohet mes faktorit politik për të arritur një konsensus sa më të gjerë. "Deklaratat janë vetëm një trillim dashakeqës, ndërkohë që drafti ka vetëm 6 muaj që po punohet", deklaroi Berisha nga Vlora. Kryeministri Berisha ka deklaruar se Prokuroria e Përgjithshme nuk do të kalojë në varësi të Qeverisë. Sipas liderit të PD-së, njëkohësisht edhe drejtues i Ekzekutivit shqiptar, aktualisht është në fazën e parë të diskutimit të projektligjit për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Prokurorisë së Përgjithshme. "Nuk ka asnjë shqetësim të tillë nga diplomacia e huaj në Tiranë. Për atë draft ka 6 muaj që po punohet me përfaqësues të shoqërisë civile, Prokurorinë, EURALIUS dhe të tjerë që po bashkëpunojnë. Qeveria do të punojë që këto ligje të jenë të përbashkëta me opozitën. Pavarësisht se 84 vota në Parlament mund të realizohen, unë arsyetoj që duhet të ecim me konsensus me opozitën", deklaroi Berisha. Më tej ka theksuar gjithashtu se do të bashkëpunojë me opozitën për të gjitha ligjet. Lidhur me pyetjen për bashkëpunim me kreun e PS-së, Kryeministri theksoi se, "me Ramën si kryebashkiak, me Shpëtim Gjikën e të gjithë kryebashkiakët e kryekomunarët e vendit, unë do të bashkëpunoj për të mirën e qytetarëve të të gjithë Shqipërisë". Sipas tij, pavarësisht kontradiktave me opozitën, bashkëpunimi mes maxhorancës dhe minorancës parlamentare do të vazhdojë përsëri. "A keni dëgjuar ju ndonjëherë ndonjë bllokim buxheti nga këshilltarët e PD-së? Në mënyrë absolute jo. Ky është një lloj bashkëpunimi. Së dyti, për çështjet madhore të integrimit në NATO dhe BE, zoti Rama dhe partia e tij kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin për të proceduar me reforma dhe unë kam vlerësimin tim të palëkundur për këtë. Ne miratuam reformën në sistemin gjyqësor, miratuam ndryshimet kushtetuese me konsensus, miratuam rregulloren e Parlamentit me konsensus. Këto janë hapa të mëdha dhe nuk janë të shumta vendet, të cilat arrijnë t`i bëjnë bashkërisht", deklaroi Berisha. Ai ka shprehur bindjen se në afatin më të afërt do miratojë Kodin Zgjedhor dhe ligjet për sistemin e drejtësisë. "Pavarësisht nëse i harton qeveria, ato do të jenë të gjitha produkt i një diskutimi dhe bashkëpunimi me opozitën. Nëse ky quhet bashkëpunim, ky është një bashkëpunim. Nga ana tjetër ky është një bashkëpunim parimor në interesin më të mirë të vendit", deklaroi Berisha.
Berisha: Nuk kam ndërmend të largoj OSBE-në
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryeministri ka deklaruar se, "as nuk kam kërkuar, as nuk kam ndërmend të kërkoj largimin e OSBE-së". Ndërsa ka bërë të ditur se do të kërkojë shtimin e numrit të vëzhguesve të OSBE-së në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Dëshiroj të falënderoj z. Edvin Rama dhe të garantoj çdo qytetar shqiptar se fushatën e ardhshme elektorale qeveria do t'i kërkojë OSBE-së të dyfishojë monitorimin, do të ftojë KE, PE, organizatat dhe IRI, do të ftojë të gjitha NGO-të dhe organizmat e institucionet që monitorojnë zgjedhjet. Kjo është detyra ime. Por unë Edi Ramën nga 'rustem muratët' nuk e shpëtoj dot, sepse tashmë ai e ka gjetur zgjidhjen kur i cilëson banorë kandidatët për të qetësuar partinë e tij. Edhe Rustem Murati është një banor që e çoi në vend të katërt. Po dolën të tjerë 'rustem muratër', ne nuk kemi çfarë t`u bëjmë. Ndaj dhe unë nuk e shpëtoj dot Edi Ramën nga sindromi i Kasharit", deklaroi Berisha.