Grilat e mbyllura të kryeministrisë...
Anila Sulstarova
Në bulevardin qendror, përveç trafikut dhe pluhurit me nuanca të shkrira gri në kafe, që përplaset në fytyrë kur jam këmbësore, ose në xhamat e makinës kur jam me makinë, më bëjnë përshtypje grilat e mbyllura të asaj që supozohet të jetë zyra e kryeministrit shqiptar. Ato grila kanë kohë që qëndrojnë të mbyllura. Nëse je i/e ngeshme dhe sheh dritaret e Kryeministrisë, pak syresh kanë grilat e hapura. Edhe ato që janë të hapura, janë deri në gjysmë. A thua janë masa mbrojtje për kryeministrin e Shqipërisë? Ndoshta... Megjithëse, ai si burrë fort i zgjuar që është, me siguri ka kuptuar që sulmet më të egra, që kanë cenuar dinjitetin e tij moral dhe politik, që e kanë zhytur në faje e dështime të rënda, që e kanë shfrytëzuar dhe ai ka lejuar ta shfrytëzojnë për përfitime shumëplanëshe, kanë ardhur nga ata që i ka pasur (për fat të keq disa ende i ka), brenda mureve që mbrohen nga grilat e mbyllura.
Në fakt, politika nuk është hiç pjesë e përparësive të mia kryesisht akademike (as nuk besoj të jetë ndonjëherë), por me gjithë indiferentizmin ndaj saj, ajo ka guxuar të ndërhyjë në cilësinë e jetës sime personale, jetës sime profesionale me prishjen ekuilibrave të mjedisit në të cilin jetoj. Mllefi më shtyu që një ditë vendosa të shoh godinën e shumëmbrojtur Kryeministri, ku zanafillen politikat për popullin. Ne, votuesit, besojmë që ato të na zhvendosin drejt hapësirave më dinjitoze e qytetare. Por, nuk dimë se kryeministri dhe ekipi i tij i mbajnë grilat mbyllur, sepse punojnë ditë dhe natë. Mbajtja hapur e grilave jep sinjalet e natës dhe ditës. Ata nuk duan t'ia dinë në është ditë apo natë... Sepse, psikologjikisht, nuk duan të ndikohen nga ditë-nata.
Rëndësinë e ajrit të pastër, dritës së diellit, dritëhijeve të natës, zhurmës së shiut, kryeministri i shqiptarëve si njeri i rritur në zona shumë të pastra e të bukura të Shqipërisë, si mjek, si qytetar i lexuar dhe i kulturuar njeh shumë mirë se çfarë ndodh në njerëz, mendje dhe shpirtra që jetojnë në errësirë... Mjediset anemike, të paajrosura, dritë zbehura zhbëhen jo vetëm në ngjyrë, por edhe në funksione. Pikërisht në këtë mjedis prodhohen politika që prekin çdo qytetar shqiptar, pavarësisht moshës. Njerëz që punojnë dhe rriten në errësirë, a mund të sjellin vallë politika ndriçuese?...
Para pak ditësh isha me studentët e mi në provim: 160 studentë të ndarë në dy salla, asnjëra e kondicionuar apo me sistem ventilimi. Me njërën dorë shkruanin, me tjetrën fshinin djersët ose përpiqeshin të freskonin veten a mendjen. Shihja bluzat e njomura të ngjitura pas kurrizit. Pas provimit rendën në lokalet përballë godinës ku formohen të freskoheshin. Në fakultetin tonë ka vetëm dy banja ku nuk ka as ujë. Unë punoj në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Shkencave Sociale. Atje, kush është i interesuar të shohë një pasqyrë domethënëse të politikave të ardhura nga e zbehta kryeministri dhe derivatja e saj me më shumë ngjyra, ndonëse jo rrallë herë shumë të errëta, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, është i mirëpritur.
Grilat e mbyllura të Kryeministrisë duket se nuk duan të kenë asnjë sinjal nga jashtë, asnjë sinjal nga ata që i kanë vendosur brenda asaj godine, asnjë sinjal nga ata që iu qëndrojnë përballë për hir politikash apo dëshire për të përmirësuar të sotmen dhe të nesërmen, asnjë sinjal nga ata që i votuan për bashkë shkëmbim përgjegjësish...
Grilat e mbyllura nuk lejojnë kryeministrin e vendit tim të shohë: varfërinë që u lexohet në sytë e uritur për dinjitet votuesve shqiptarë, panikun e prindërve që lypin mjekime dhe gjak për fëmijët e tyre, numrin e vetëvrasjeve që në gjashtëmujorin e parë të 2008 është dy herë më i madh se ai i vrasjeve, që qytetarët e tij nuk ndihen të mbrojtur, që listat në dyqanet e bukës zgjaten bujarisht, që mesatarja e nxënësve të sistemit parauniversitar është shumë e ulët, që kultura dhe arti shqiptar kanë humbur vlerën dhe sharmin... që po vdesin shpresat...
Grilëmbyllura kryeministri më duket si shtëpia e fantazmave politike të djeshme, të sotme, dhe me ç'duket atyre të ardhshme.