Djegia e fleteve KQZ Asgjesimi fillon ne 25 tetor

Ndryshe nga fletë të zgjedhjeve të 2009, djegia e atyre të vendoreve të 8 majit, mori bekimin me votë edhe të opozitës. Djegia do të nisë në 25 tetor dhe deri në fund të vitit stafi i rekrutuar nga komisioni qendror i zgjedhjeve do të nisë boshatisjen e kutive dhe asgjësimin e votave të 8 majit.
"Hapja do të fillojë në 25.10.2011, përfundimi 31.12.2011. Kush është dakord? Shtatë, miratohet", tha Arben Ristani. Padia e PS-së në prokurori për rezulatin e tiranës, ka bërë që përfaqëusi I kësaj force të kërkojë shtyerjen e djegies vetëm për kryeqytetin. Kjo pasi fletet janë prova e vetëme për organin e akuzës, i cili sipas kryetarit ristani nuk është bërë i gjallë.
"Ti drejtohemi me një letër prokurorisë lidhur me atë pretendim dhe pastaj të vazhdojmë me vendimmarrjen që kemi për të vazhduar", tha zonja Subashi. "Ju nuk mund ti digjni këto fletë votimi për arsye se janë prova që prokurorisë do ti shërbejë për të vërtetuar atë që ne kemi vërtetuar në KQZ, një mospërputhje prej 875 fletë votimi me zgjedhësit që kanë votuar", tha Eridian Salianji, përfaqësues ligjor i PS në KQZ.
Për shkak se për vendoret e 2011, u përdorën më shumë flete votimi se në 2009, edhe kosto e asgjësimit të tyre do ët jetë me e lartë. Rreth 54 milion leke të vjetra do të destinohen për lenden djegëse dhe punëtorët që do të kryejnë procesin.
Elona Gjylmi