E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komunikimi elektronik Pollo Rritem konkurrencen

Shqipëria ka rritur konkurrencën në tregun e telefonisë lëvizëse dhe çmimet për konsumatorët sa vijnë e ulen. Vlerësimi është bërë nga Kompania “Kullën International”, e cila monitoron projektet e komunikimit elektronik dhe informacionit per vendet kandidate për Bashkimin Evropian. Ministri i Inovacionit dhe Teknologjisë, Genc Pollo tha se këto ndryshime pozitive u arritën pas rregullimit të tregut të telefonisë dhe shtimit të kompanive në vend. 

Ndërsa Olivier Pascal, Përfaqësuesi i Komisionit Evropian në këtë aktivitet tha se rëndësia e teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit në këto kohë të vështira të ekonomisë botërore mund të ndikojë në rimëkëmbjen e saj. “KE - shtoi ai - ka një axhendë digjitale, e cila inkurajon përdorimin e teknologjive moderne në mbështetje të qytetarëve dhe biznesit”.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›