E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjuhet e huaja Tafaj Mesim dhe ne kopshte

Në Shqipëri ka pak qendra për studimin e gjuhëve të huaja, ndërsa nuk ka kapacitete për të përballuar të gjitha kërkesat e nxënësve apo të rriturve për të mësuar një gjuhë të huaj. Kreu i arsimit, Myqerem Tafaj ka zgjedhur shkollën e mesme të gjuhëve të huaja në Tiranë “Asim Vokshi”, për të dhënë këtë mesazh me rastin e Ditës Evropiane të Gjuhëve.

"Është shumë e rëndësishme të krijohen qendra të gjuhëve të huaja ku të ofrohen shumë gjuhë përmes kurseve jashtë programit mësimor. Këto qendra mund të ofrojnë si shërbim dhe kushte për të rritur, por që janë të interesuar të mësojnë gjuhë të huaja. Zotërimi i disa gjuhëve është parësor, jo vetëm për të rritur shanset për punësim për tregun kombëtar dhe ndërkombëtar të punës, por ajo që është më e rëndësishme për tu ndjerë i barabartë dhe i integruar në një shoqëri demokratike", tha Myqerem Tafaj, ministër i Arsimit.

Ministri Tafaj u shpreh se gjatë këtij viti,  në të gjitha shkollat e vendit do të fillojë të zbatohet projekti “Si të njohim Europën”, ndërkohë që po  diskutohet mundësia që  edhe në klasat parashkollore, ku fëmijët janë vetëm 5 vjec të mësojnë elementët e parë të një gjuhë të huaj. Sot në vend rreth 35 përqind e maturantëve që mbarojnë gjimanzin, konkurojnë ne degë  të ndryshme që kanë bazë gjuhët e huaja.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›