E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret me çarçaf i sëmuri mendor

22/12/2008  ELBASAN-Gjendet i varur me çarçaf një pacient i spitalit psikiatrik në Elbasan. Altin Tartari është gjetur nga personeli i varur në korridorin e katit të dytë të pavijonit nr. 7 në godinën e psikiatrikut. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes kur një prej punonjësve të personelit është ngjitur për të kontrolluar pacientët, por ka gjetur në korridor trupin e varur. Tartari ishte nga fshati Luz i Kavajës dhe prej qëndronte prej dy vjetësh i shtruar në spital pasi vuante nga shqetësime nervore. Mësohet se në vendin ku është regjistruar ngjarja ka mbërritur një grup hetimor për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që kanë sjellë vetëvrasjen. Paraprakisht mësohet se pacienti ka shfrytëzuar si mjet çarçafin e krevatit të tij dhe e ka varur në një nga dritaret në fund të korridorit duke shfrytëzuar orën kur nuk kishte personel në lëvizje. Mësohet se 22-vjeçari kishte tentuar edhe herë të tjera vetëvrasjen me forma të ndryshme derisa e ka arritur aktin vetëvrasës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›