E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prostituta nga Fushë-Kruja merrte 150 euro në ditë

22/12/2008  Policia ndalon 19-vjeçaren

Shërbimet e investigimit të sektorit të luftës kundër trafiqeve të paligjshme në policinë e Durrësit kanë mundur të zbulojnë çerdhen e një prostitute. Në prangat e policisë ka rënë në mesnatën e së shtunës shtetasja Mirjeta Xh., e cila është kapur në flagrancë teksa kryente marrëdhënie seksuale me një djalë të ri në afërsi të vendit të quajtur Vollga. Në momentin e kontrollit fizik të çantës së prostitutës asaj i janë gjetur 100 euro dhe 4500 lekë. Të gjitha këto para janë deklaruar si fitime të një dite nga ushtrimi i marrëdhënieve seksuale të kësaj vajze me shtetas të ndryshëm. Policia ka ndërmarrë të shtunën në mbrëmje deri në mesnatë një kontroll në zonën turistike nga Vollga deri në afërsi të Currilave enkas për të goditur vatrat e prostitucionit. Agjentët kishin dije se vajza 19 vjeçe Mirjeta Xh. kishte rënë në kurthin e një rrjeti që shfrytëzonin femrat e pambrojtura dhe që më pas i hidhnin në tregun e prostitucionit. Ndërsa ka qenë dhe vetë dëshmia e vajzës që ka zbardhur strategjinë. Ajo ka nisur të dëshmojë për agjentët e policisë sapo ata e kanë prangosur në ora 23.20 të së shtunës. E arrestuara u ka deklaruar se siguronte nga 100 euro deri në 150 euro në një ditë dhe se një zanat të tillë e kishte nisur kohë më parë si të vetmen mundësi jetese. Por për të rënë në gjurmët e shtetases Mirjeta Xh. nuk ka qenë e lehtë, pasi burime nga policia bëjnë me dije se ajo ndërronte vendin ku kryente marrëdhënie seksuale për qëllime përfitimi. Vajza ishte një nga femrat e rëna në rrjetin e disa trafikantëve që merreshin me gjetjen e klientëve për prostitutat.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›