Apelojne personat me aftesi te kufizuar Indeksoni pagat
Personat me aftësi të kufizuar ngrejnë shqetësimin se pagesat që ata përfitojnë nuk janë indeksuar në bazë të inflacionit të deklaruar nga Banka e shqipërisë, që prej datës 1 korrik. Ata thonë se ky problem i është bërë i ditur nëpërmjet një shkrese zyrtare ministrit të Punës Spiro Ksera, por deri tani nuk ka një përgjigje.
|
Kryetari i Këshillit Kombëtar të personave me aftësi të kufizuar Sinan Tafaj, u shpreh se paga e tyre duhet të indeksohet ashtu si e parashikojnë dhe vendimet e qeverisë.
“Ministria e Punës të indeksojë pagesën e personit me aftësi të kufizuar në masën e inflacionit të deklaruar nga Banka e Shqipërisë. Kur nuk bëhet indeksimi i inflacionit personat marrin një pagesë reale më të ulët se ç’e kishin. Të zbatohen vendimet e qeverisë ashtu siç janë”- tha Tafaj.
Aktulalisht personat me aftësi të kufizuar përfitojnë rreth 9 mijë lekë, por kjo vlerë ndryshon sipas kategorive. Në vendin tonë zyrtarisht numërohen rreth 120 mijë persona me aftësi të kufizuar nga të cilët 30 mijë janë të verbër, para dhe tetraplegjikë.
Edlira Sulejmani