E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrjete te pedofilise CRCA Prokuoria nis urgjent hetimet

CRCA hedh dyshime se në vendin tonë ekzistojnë rrjete të organizuara pedofilie. Ndaj sipas tyre prokuroria, duhet të vihet në lëvizje për hapjen e një hetimi të menjëhershëm. Janë vetë fëmijët thotë përfaqësuesja e Organizatës së të Drejtave të Fëmijëve, Belioza Coku, të cilët kanë rrëfyer në gjykata, se janë përdorur dhe nga persona me kollare. Coku i referohet rastit të të miturit 9- vjeçar, Ajdinolli nga Korca, që shfrytëzohej nga daja i tij.

“Sipas raportimeve të djalit kishte persona të rritur, burra me kollare, të organizuar. Fakti që ai fëmijë ka raportuar një situatë të tillë ngre dyshime që mund të ekzistojë dhe një rrjet I organizuar pedofilësh, pra të rriturish që abuzojnë me të miturit seksualisht. Në kushtet kur abuzimi është akoma në terr informative dhe nuk raportohet si duhet, nuk trajtohet si duhet me precedence dhe seriozitetin e duhur nga institucionet, imagjinoni çfarë mund të ndodhë nëse ekzistojnë edhe grupe të tilla të organizuara”- shprehet përfaqësuesja e CRCA, Belioza Coku.

CRCA ka ngritur e një linjë telefonike prej dy vjetësh dhe sipas Cokut, mesatarja ditore e telefonatave është 350 të tilla. Pjesa më e madhe e tyre janë për të marrë këshilla, por nuk mungojnë as ato për dhunë fizike dhe seksuale. Kjo e fundit thotë përfaqësuesja e CRCA-së është shumë e vështirë për tu raportuar nga fëmijët dhe punonjësit sociale punojnë fort për zbardhjen e rasteve.

“Përsa i përket raportimit të abuzimit seksual është në shifra shumë të ulta dhe me forcë kanë kërkuar ata të mitur që kanë raportuar që tu ruhet anonimati. Përvec kësaj në shumë raste ka munguar edhe besimi për të ndjekur procedurat në institucionet shtetërore”- tha Coku.

Coku sqaron se shumë pak fëmijë marrin mbrojtje të posaçme nga shteti pas momentit, që me ta është abuzuar. Fatkeqësisht, shton ajo, çështjet e tyre trajtohen si ato të personave të rritur dhe abuzuesve, gjykata u jep dënime minimale.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›