Shefat ne detyre rektorati i UT-se zyrtarizon emrat
Rektorati i universitetit të Tiranës ka shpërndarë emërimet për 55 shefa shërbimesh në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Konkursi i cili ka startuar rreth 1 muaj më parë , është finalizuar me përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë, shumica e të cilëve kanë qënë në postet e sapomara edhe në vitet e mëparshme. Rreth 35 kandidatë nuk kanë patur rivalë, ndërkohë që edhe në shërbimet e tjera përzgjedhja nuk ka qënë e vështirë. Megjithatë mes mjekëve të vjetër ka dhe emra të rinj, mjekë të diplomuar dhe specializuar jashtë vendit.
“Është pjesa e stafit akademik me të cilën Shqipëria krenohet, me një përgatitje, pavarëisht moshës, të formimit të tyre vendas dhe perëndimor, me të cilët aktualisht universiteti dhe shërbimi spitalor krenohet”- tha Kule.
Ndërkohë nuk ka mbaruar konskursi për dy shërbime, atë të reumatologjisë dhe pediatrisë së specializuar pasi nuk janë plotësuar votat e duhura për kandidatët.
Edlira Sulejmani