Aplikim i Shqipërisë, Topi: Nisja e një rruge angazhimesh
"Ky vendim shumë i rëndësishëm është një vlerësim dhe besim ndaj përpjekjeve serioze të Shqipërisë dhe shqiptarëve për të arritur qëllimin madhor integrues për t’u bërë pjesë e Evropës së Bashkuar. Sot duhet të jemi sa të gëzuar, krenarë edhe të ndërgjegjshëm, sepse ndodhemi më afër integrimit, më afër miqve tanë dhe më afër popujve që stadartet demokratike i kanë busull të ndërtimit të shoqërive të tyre”, thekson Topi.
Ai shtoi se ky pranim është fillimi i një angazhimi të ri cilësor dhe të përgjegjshëm për të gjithë shqiptarët. “Unë mendoj se ne, të gjithë bashkë, jemi gati të përballemi me të.” – shprehet Kreu i shtetit shqiptar në deklaratën e tij përshëndetëse për këtë hap historik të Shqipërisë në rrugëtimin e saj integrues.