E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmusen: Misioni në Afganistan, shpejt me ritme të reja

Në deklaratën e tij, z.Rasmusen u përpoq të qetësonte dyshimet në lidhje me operacionin. Ai u shpreh optimist dhe me shumë besim se NATO-ja do të fillonte vitin e ardhshëm dorëzimin e më tepër përgjegjësive për sigurinë në duart e forcave afgane të sigurisë, për të mundësuar kalimin gradual të forcave të drejtuara nga NATO, ISAF në një rol mbështetës.

Shtimi i numrit të viktimave këtë vit gjatë disa prej luftimeve më të ashpra që nga largimi me forcë i talebanëve nga pushteti në vitin 2001, po rrezikon mbështetjen publike për misionin në disa prej vendeve anëtare të NATO-s, përfshi Britaninë.

Rasmusen u shpreh se e kishte shumë të qartë shqetësimin e popujve në lidhje me koston e misionit të NATO-s në Afganistan dhe drejtimin e tij. "Por duhet të jenë të sigurtë se shume shpejt do të ketë ritme të tjera në këtë mision", u shpreh ai gjatë një fjalimi në takimin e asamblesë parlamentare të NATO-s në Edinburg.
"Për disa javë – shtoi ai -  besoj se NATO-ja do të vendosë në lidhje me qasjen dhe nivelin e trupave të nevojshme, për ta çuar përpara misionin".

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›