Kredia vijon të mbetet e shtrënguar
As bankat nuk kanë dëshirë për të dhënë kredi dhe as kompanitë nuk kanë interes për të dhënë, bëhet e ditur nga vëzhgimi tremujor i Bankës së Shqipërisë në këtë sektor të ekonomisë. Sipas rezultateve të vëzhgimit, gjatë tremujorit të tretë kushtet e bankave për dhënien e kredive kanë mbetur të shtrënguara, ndonëse në një shkallë më të ulët se në tremujorin e dytë.
"Të gjithë faktorët e konsideruar ndikuan në shtrëngimin e standardeve të kredidhënies në tremujorin e tretë të vitit 2009, si për bizneset ashtu edhe për individët. Në përgjithësi, ndikimi i faktorëve në uljen e gatishmërisë së sistemit financiar në procesin e kredidhënies ka qenë në një shkallë më të ulët se në tremujorin e dytë të këtij viti", thotë raporti.
"Bazuar në përgjigjet e bankave, kërkesa e bizneseve për kredi, pas një përmirësimi të lehtë në tremujorin e dytë të vitit 2009, ka rënë përsëri në tremujorin e tretë të këtij viti. Në të kundërt, kërkesa e individëve për kredi ka shënuar një përmirësim të lehtë në tremujorin e tretë të vitit 2009, krahasuar me nivelin shumë të ulët negativ të shënuar në tremujorin e mëparshëm", vijon më tej BSH. Perspektiva për tremujorin e katërt mbetet gjithashtu negative. Bankat kanë raportuar se do të vijojnë të mbajnë kushte të ashpra si për bizneset, ashtu edhe për individët.
Bankat kanë zbatuar një politikë më të shtrënguar, kryesisht nëpërmjet rritjes së komisioneve, uljes së madhësisë së kredisë dhe uljes së maturitetit maksimal të kredisë. Marzhi mesatar i kredive dhe kërkesa për kolateral, megjithëse mbeten në kahun shtrëngues, kanë regjistruar një ulje të shkallës shtrënguese gjatë tremujorit të tretë.
Kërkesa
Kërkesa për kredi. Kërkesa neto e bizneseve për kredi, pasi u rrit disi në tremujorin e dytë të vitit 2009, pësoi një rënie gjatë tremujorit aktual, si nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) ashtu edhe nga korporatat e mëdha. Kjo rënie u ndikua kryesisht nga rënia e kërkesës së bizneseve për kredi për qëllime investimi, balanca neto e së cilës ra në -33 për qind krahasuar me -23 për qind tremujorin e kaluar. Arsyet e tjera, që kanë ndikuar në uljen e kërkesës, sipas opinioneve të bankave, janë kushtet ende të shtrënguara të kreditimit të aplikuara nga bankat dhe situata aktuale dhe ajo e pritshme makroekonomike.
Faktorët që kanë dhënë kontributin më të madh në kahun shtrëngues të standardeve gjatë tremujorit të tretë vazhdojnë të jenë të njëjtë me ato të tremujorit të dytë. Kështu, gjendja financiare e individëve radhitet si faktori më i rëndësishëm në këtë drejtim. Gjithashtu, në të njëjtin drejtim kanë kontribuar edhe gjendja e kredive me probleme, si dhe zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme.
Për tremujorin e katërt të vitit 2009, bankat nuk parashikojnë shtrëngim të mëtejshëm të standardeve të kredidhënies për individët, krahasuar me ato të aplikuara në tremujorin e tretë. Ndërsa për sa i përket kërkesës për kredi, ekspertët e bankave presin që gjatë tremujorit të katërt të vitit ajo të mbetet pothuajse në të njëjtin nivel me tremujorin e mëparshëm.
Interesat e pandryshuara
Për tremujorin në vazhdim, rreth 80 për qind e bankave nuk presin ndryshime në normat e interesit për kreditë në lekë dhe në valutë. Bankat shprehen se faktorët kryesorë për mosndryshimin e normave të interesit kanë të bëjnë me gjendjen dhe koston e likuiditetit, me mundësinë për të qenë më konkurrues në tregun e kredive, si dhe me ndikimet e krizës financiare. Sipas BSH, individët nuk janë ndërgjegjësuar ende mjaftueshëm për pasigurinë që paraqet e ardhmja dhe vijojnë të kërkojnë kredi në valutë për të përfituar nga interesat shumë më të ulëta të euros në krahasim me interesat e lekut.
Gj. Erebara