E Diel, 1 Nëntor 2026

Pezullimi i vizave, Brukseli miraton propozimin më 30 nëntor

BRUKSEL- Nënkryetari i Komisionit Evropian, Jacques Barrot deklaroi se Këshilli i Ministrave do të miratojë propozimin për për pezullimin e regjimit të vizave për Serbinë

Serbia ka bëri përpjekje të mëdha dhe në tërësi i përmbushi kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave kështu që Këshilli i ministrave padyshim do të propozojë pezullim të vizave në takimin që do të zhvillohet më 30 nëntor-1 dhjetor”, deklaroi Barrot.

Megjithatë Barrot nuk i është përgjigjur pyetjes nëse liberalizimi i vizave do të ndodhë zyrtarisht me 19 dhjetor, siç ishte paralajmëruar.

Saktësisht nuk mund të them nëse të rinjtë serbë do të mund të udhëtojnë pa viza më 19 dhjetor, ditën e Shën NIkollës, mbrojtësit të udhëtarëve, por mund të them se të rinjtë serbë do të jenë në gjendje të udhëtojnë pa viza. Dëshira jonë është që të shikojmë të njerëz të rinj dhe qytetarë serbë që mund të udhëtojnë në Europë për Krishtlindje”- shtoi Barrot, citon B92.
(s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›