Ndotja e ujit, shtohen rastet me infeksione
01/10/2009 Kuçovë, banorët ujë me depo dhe puse. Analizat alarmojnë higjienistët
Gjatë 2 muajve të fundit 523 raste janë paraqitur për ndihmë mjekësore
KUÇOVË- Ndotja e ujit të pijshëm në rrethin e Kuçovës është bërë sërish shkak për përhapjen e infeksioneve kryesisht tek banorët e moshave të vogla. Në shumë fshatra të këtij rrethi furnizimi i banorëve me ujë të pijshëm bëhet nëpërmjet depove të ujit dhe puseve të ngritura nga vetë ata. Në analizat që Drejtoria e Shëndetit Publik në këtë rreth ka bërë me kampionet e ujit të pijshëm në një sërë fshatrash të këtij rrethi ka rezultuar se uji i pijshëm është i ndotur. Kështu në raportimin që kjo drejtori ka bërë pranë nën prefekturës rezulton se uji i puseve dhe depove në fshatrat Kozare, Gegë, Velagosht, Salc Kozare është i ndotur kimikisht. Nga analizat e bëra ka rezultuar se ka ndotje të ujit të pijshëm dhe në depot e fshatrave Gegë e Kozare dhe në puset e ngritura nga vetë banorët në këto fshatra. Kjo ndotje vjen dhe si pasoj e territorit ku rrethi i Kuçovës njihet si zonë naftëmbajtëse. Pikërisht kjo është bërë shkak i përhapjes së infeksioneve në banorë të moshave të ndryshme, por më shumë është ndjerë tek moshat e vogla. Kështu sipas burimeve pranë Repartit të Urgjencës në spitalin e qytetit kohët e fundit është rritur numri i pacientëve që paraqitem me infeksione. Vetëm gjatë dy muajve të fundit 523 raste janë paraqitur për ndihmë mjekësore si pasojë e prekjes nga infeksionet e ndryshme dhe nga verifikimet ka rezultuar se pacientët kanë qenë banorë të fshatrave, të cilët konsumojnë ujë të pijshëm nga depot dhe puset. Pacientët e moshave të ndryshme, por kryesisht ata nga 0 deri në 10 vjeç janë paraqitur me diare dhe temperaturë dhe si shkak qe janë përcaktuar infeksionet e shkaktuara nga uji i pijshëm i paklorinuar. Menjëherë pas këtij raportimi të bërë nga Drejtoria e Shëndetit Publik nënprefekti i Kuçovës i ka kërkuar Drejtorisë së Ujësjellësit të bëjë klofirikimin e të gjithë puseve në të gjithë banesat e fshatrave dhe depove në ato fshatra ku furnizimi bëhet nëpërmjet tyre. Kështu nën prefekti i Kuçovës, Sulo Gozhina, bëri me dije se pas informacioneve të mbërritura për ndotje të ujit në disa fshatra është kërkuar që Drejtoria e Ujësjellësit të marrë masa të menjëhershme për të klorifikuar ujin e pijshëm të depove dhe puseve. Nën prefekti ka kërkuar që klorifikimi të bëhet nga Ndërmarrja e Ujësjellësit në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetit Publik për të shmangur ndotjen e ujit.
Fier, depot e ujit të pijshëm 60-vjeçare
FIER- Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve Fier prej dy muajsh është duke zbatuar një investim në një nga vendet e depozitimit të ujit nga furnizohet i gjithë komuniteti i qytetit të Fierit. Fondi për këtë ndërhyrje të parë me investim është 1.5 milionë lekë të reja, ndërkohë që një investim më i madh pritet të kryhet nga Banka Botërore. Investimi ka prekur depot e ujit që ndodhen në Qafën e Koshovicës. Sipas drejtorit të Ujësjellësit, Agim Plepi, mësohet se ndërhyrja tek depot e ujit të qytetit të Fierit kishte munguar që nga viti 1950. “Që nga vitit 1950 nuk është investuar asnjëherë në depot e qytetit, të cilat në shumë raste kanë sjellë probleme. Depot ndodheshin në një gjendje mjaft të rënduar. Meqenëse rrjeti i ujësjellësit, vendburimet si dhe rrjeti brenda qytetit është tejet i amortizuar kërkohej një fond edhe më i madh investimi”, ka thënë drejtori Agim Plepi. Brigadat e ujësjellësit e kanë nisur punën që prej dy muajsh. Konfirmohet se ato kanë mundësuar ndërtimin e një depoje të re me përmasa të mëdha, që përmbush kërkesat e një qyteti me mbi 110 mijë banor që është Fieri. A. Damini