E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Koalicioni i 1 Prillit, ktheu Partinë e Punës

Janë 30 njerëz me precedent brenda listave të Partisë Socialiste

olldashiKandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi u ndal në qarkun e Dibrës ku prezantoi platformën e tij për drejtimin e PD-së. Gjatë takimit me anëtarë të PD-së në Peshkopia, Olldashi akuzoi Ramën për politikë destruktive ndërsa shtoi se koalicioni Rama-Meta i 1 prillit, riktheu Partinë e Punës.
Deklarata
Rikthimi në 1 Prill i Edi Ramës dhe Ilir Metës bashkë nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i Partisë së vjetër. U rikthyen tek partia mëmë dhe ne kemi domosdoshmërish nevojë që ti godasim, siç  kemi goditur Partinë mëmë në vitet 90. Edi Rama i 24 Qershorit është i njëjti i 22 Qershorit. Është një prototip politik që kur ka qenë në pushtet ka prodhuar korrupsion, abuzivitet, klientelizëm. Është një prototip politik që në 8 vjet si lider i opozitës u pasqyrua të jetë vetëm një politikan destruktiv dhe së fundmi në listën e paraqitur për deputet ka bërë diçka të pa hasur më parë jo vetëm në politikën shqiptare, po kudo. Një keiminalizim i skajshëm i forcës politike që drejton. Janë 30 njerëz me precedent brenda listave të Partisë Socialiste dhe jo më brenda listave, por brenda Parlamentit të Shqipërisë. Dhe Parlamenti i Shqipërisë nuk është qeli paraburgimi, nuk është vendi ku rrinë horrat dhe kriminelët, tha Olldashi. Në referencë të paketës për ristrukturimin e Partisë Demokratike, Olldashi kërkoi kthimin e aktivistëve të Partisë në një institucion të mirëfilltë, duke sjellë në vëmendje se gjatë qëndrimit në mazhoracë PD zbehu  lidhjen me militantët. Instanca më e rëndësishme në Partinë Demokratike, nëse ne duhet të rikthehemi shpejt në shumicë duhet të jetë anëtari i thjeshtë i Partisë, militanti, të cilit nuk  dimë emrin. Në qoftë se, ne nuk institucionalizojmë anëtarin e Partisë si hallkën më të rëndësishme tonën, do të kemi problem serioze, tha Olldashi. N përfundim, Sokol Olldashi tha se gara brenda Partisë Demokratike është një proces që duhet të fokusohet më shumë në ringritjen e PD-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›