Aplikimet për akademitë, rrezikohet e drejta në degët e tjera
20/03/2009 Në fillim të javës së ardhshme grupet e MASH-it ndahen në shkolla për këshillimin e karrierës së maturantëve
Rregullorja e provimeve të maturës shtetërore për pranimet në universitete gjatë vitit të ardhshëm akademik ka pësuar një sërë ndryshimesh, të cilat, në rast se nuk kuptohen siç duhet nga maturantët, mund të sjellin penalizmin e tyre me humbjen e së drejtës së studimit. Kjo veçanërisht për ata kandidatë që do të konkurrojnë këtë vit për ndjekjen e arsimit të lartë, që ka të bëjë me akademitë, qofshin këto sportive apo artiske. Sipas ndryshimeve të bëra në procedurat e pranimit, për këtë kategori kandidatësh nuk do të jetë e nevojshme dhënia e provimeve me zgjedhje, sepse pjesa dërrmuese e peshës së përzgjedhjes do t’i mbetet konkursit special që këta kandidatë do të kryejnë. Por ekspertët e Ministrisë së Arsimit bëjnë të ditur se kjo kategori maturantësh nuk mund të konkurrojë në asnjë degë tjetër të universiteteve publike, në rast se aplikojnë për ndjekjen e këtyre akademive.
Përcaktimi
Gjatë plotësimit të formularit A-2 maturantët listojnë 10 degët më të preferuara ku duan të vijojnë studimet e larta për vitin akademik 2009–2010, renditje e cila vjen sipas një rendi zbritës në bazë të preferencave. Kandidatët që do të aplikojnë për degët që ofrohen nga akademitë sportive, artiske sipas rregullores së 2009-s, janë të përjashtuar nga e drejta e dhënies së provimeve me zgjedhje, të cilat janë vendimtare për pranimet në universitete. Njëkohësisht këta kandidatë duke zgjedhur këtë variant humbasin të drejtën për vijimin e degëve të tjera në universitete publike që nuk kanë të bëjnë me këtë profil, pasi nuk kanë dhënë provimet me zgjedhje. Ekspertët e Ministrisë së Arsimit pohojnë: “Një kandidat që ka plotësuar në formularin A-2 dhjetë preferenca për studimet e larta, ku preferencat e para janë për degët e akademive dhe më pas renditen si degë të tjera historia, drejtësia e kështu me radhë, në rast se nuk përzgjidhen pas konkursit special që do të zhvillojnë, nuk kanë të drejtë të përzgjidhen në degët e tjera të shënuara në formular, me përjashtim të atyre të profilit të akademisë. Për të gëzuar këtë të drejtë, ata duhet të japin edhe provimet me zgjedhje, duke i shtuar kështu më shumë mundësi vetes për t’u pranuar në një nga degët e kërkuara për ndjekjen e studimeve të larta.” Kjo do të thotë se një maturant që ka dëshirë të ndjekë këtë profil ka edhe mundësinë që të japë provimet me zgjedhje për të gëzuar të drejtën e aplikimit për në universitet për degët e tjera jashtë profilit të akademisë.
Këshillimi
Kjo është një ndër pikat kyçe ku do të konsistojë zhvillimi i fushatës së këshillimit të karrierës, që do të nisë në shkollat e mesme. Duke filluar nga java e ardhshme, në të gjitha shkollat e mesme të kryeqytetit do të shpërndahen grupe ekspertësh të maturës shtetërore për informimin e maturantëve në lidhje me përcaktimin e saktë të degëve që do të listojnë kur të plotësojnë formularin e preferencave. Fushata e këshillimit do të zgjasë deri në mbyllje të vitit shkollor, pra deri më 22 maj. Më pas nis faza e përgatitjeve për provimet e detyruara, që do të jepen në fillim të qershorit sipas datave të përcaktuar dhe dhënia e provimeve më zgjedhje, që do të jetë për të gjithë maturantët në një ditë, përkatësisht më 10 korrik.
Barkodet
Komisioni shkollor i maturës shtetërore një ditë pas përfundimit të vitit shkollor njofton çdo nxënës për numrin e regjistrimit, i cili do të jetë dhe kodi i identifikimit për provimet. Megjithatë, një ditë para mbylljes së vitit shkollor ky komision evidenton edhe nxënësit mbetës dhe njofton zyrtarisht komisionet e ngritura në drejtoritë arsimore një ditë pas mbylljes së vitit shkollor. Këto të dhëna hidhen në format elektronik pranë AVA-së.
Plotësimi
Plotësimi i formularit A-2, në të cilin listohen degët e fakulteteve ku maturantët duan të ndjekin studimet e larta, do të nisë gjatë muajit qershor. Për plotësimin e tyre do të ketë një afat të caktuar kohor prej rreth dy javësh. Ndërkohë është përcaktuar se dorëzimi i këtyre formularëve të plotësuar pranë AVA-së nga drejtoritë arsimore do të bëhet deri më datën 2 korrik. Pas kësaj date nis procesi i hartimit të testeve për provimet e lëndëve me zgjedhje
Neni 25
Të gjithë nxënësit që në vitet shkollore 2005–2006, 2006–2007, 2007–2008 dhanë vetëm provimet e detyruara, por jo provimet me zgjedhje të maturës shtetërore, për t’u regjistruar në degët e institucioneve të arsimit të lartë publik këtë vit duhet të japin provimet me zgjedhje pranë shkollave të mesme ku kanë dhënë provimet e detyruara. Për këtë ata duhet të bëjnë kërkesë pranë komisionit të maturës në drejtorinë arsimore përkatëse, duke paraqitur dëftesën e pjekurisë origjinale. Përjashtohen kandidatët që duan të vazhdojnë studimet vetëm në Akademinë e Arteve të Bukura, Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve si dhe në programin e studimit të Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës.