Ndëshkohen me gjobë 26 mjekë dhe 13 subjekte farmaceutike
20/03/2009 Kontrollet në qendrat shëndetësore nxjerrin në pah një sërë abuzimesh nga bluzat e bardha
Verifikohen abuzimet e kryera nga mjekët e shërbimit parësor dhe subjektet farmaceutike në kryeqytet. Nëpërmjet monitorimit dymujor të realizuar nga drejtoritë përkatëse të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore në qendrat shëndetësore dhe në subjektet farmaceutike janë vënë re një sërë abuzimesh të kryera. Konkretisht për shërbimin e ofruar nga qendrat shëndetësore janë verifikuar të meta dhe mangësi që kanë të bëjnë me mungesa të personelit në orarin e punës, mangësi të informimit të të siguruarve në lidhje me shërbimet që duhet të marrin, mosrespektim të tarifave të shërbimit për pacientët e pasiguruar, ku në pjesën më të madhe nuk dokumentohen vizitat për këta persona (duke favorizuar pagesat informale). Konkretisht në qendrën e Kasharit një mjeku përveç mungesave të shprehura në punë në ambientet e pikës shëndetësore iu gjenden dhe sasi barnash. Kundrejt tij u rekomanduar masa disiplinore “paralajmërim për pushim nga puna”. Problematike ka rezultuar edhe hedhja e vizitave me mandate përkatëse. Administrimi i kartelës personale të pacientit paraqitet me shume mangësi nuk plotësohen të dhënat e domosdoshme sipas praktikes së njohur mjekësore, nuk plotësohet saktë ecuria e sëmundjes, diagnostikimit, ekzaminimet, konsultat dhe mjekimi. - Diagnozat nuk mbështeten me ekzaminime apo shpjegim të vizitave te mjeku specialist, janë vënë re shkelje të kufizimeve të listës së barnave të rimbursuara etj. Në total janë kontrolluar 13 qendra shëndetësore, 52 mjekë të përgjithshëm dhe të familjes dhe në zbatim të kontratave në fuqi ndaj 26 mjekëve janë vendosur gjoba në vlerën totale 86 000 lekë dhe masa zhdëmtimi ndaj 19 prej tyre në vlerën 195 749 lekëve. Nga punonjësit e Drejtorisë së Kontrollit të Jashtëm gjatë dy muajve janë organizuar kontrolle të befasishme te 59 subjekte farmaceutike. Problematika e evidentuar: ofrim i shërbimit farmaceutik nga persona që nuk kanë nënshkruar kontratën me ISKSH-në, për ta është vendosur gjobë në masën 10 000 leke. Gjithashtu janë gjetur barna të listës së rimbursimit pa pullën e kontrollit të MSH-së, për të cilat është ndërprerë kontrata, si dhe i është propozuar komisionit të licencimit për heqje të licencës profesionale. Gjithashtu në ambientet e 3 farmacive u gjenden libreza shëndeti të pacientëve pa qenë të pranishëm në farmaci, shkelje për të cilat u vunë gjoba në vlerën totale 3000 lekë. Te 10 farmaci u gjenden sasi të konsiderueshme të faturave të furnizimit të paregjistruara në dokumentacionin përkatës, në zbatim të kontratës në fuqi janë marrë masa administrative, gjobë ndaj këtyre subjekteve në vlerën totale 149 000 lekë.
Penalizimet për farmacitë
Krahas kontrollit të befasishëm u organizuan dhe kontrolle të plota me inventarizim të barnave të listës së rimbursimit në 15 subjekte farmaceutike. Në shumë prej tyre është vënë re rimbursim i padrejtë për disa barna të listës të pajustifikuara me dokumentacionet përkatëse, por shqetësuese mbetet dhe tregtimi i barnave të listës pa recetë mjeku. Në total vlera e diferencave në plus të rimbursuara në mënyre të padrejtë kap vlerën 1059 693 lekë, ku janë vendosur masa zhdëmtimi ndaj 15 subjekteve farmaceutike. Ndërsa për shitjet e barnave pa recete mjeku janë vendosur masa administrative, gjobë ndaj 10 subjekteve farmaceutike, në vlerën totale 100 000 lekë.