Interesi për kartat e identitetit
20/03/2009 Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, në takimin që pati me kryetaren e Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Doris Pack, e njohu atë me procesin e përgatitjes dhe realizimit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, një arritje kjo që krahas punës së strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe të gjitha njësive të qeverisjes vendore, është asistuar dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian dhe në veçanti nga qeveritë austriake dhe norvegjeze. Ministri Nishani theksoi në takim se falë krijimit dhe funksionimit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, për herë të parë është respektuar afati i shpalljes së listave paraprake të zgjedhësve katër muaj para zhvillimit të tyre, kështu që zgjedhësit mundën të kontrollojnë emrin dhe adresën e tyre të qendrës së votimit si në internet edhe pranë njësive vendore ku ata janë të regjistruar. Ai tha se janë të gjitha mundësitë që deri më 28 qershor të pajisen me letërnjoftime elektronike deri në 1.3 milionë zgjedhës. Znj. Pack dhe europarlamentarët paraqitën një interesim të drejtpërdrejtë.