E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata lë në "arrest me burg", Rezart Taçin

Gjykata e Tiranës lë në arrest me burg biznesmenin Rezart Taçi. Gjykata nuk ka ndryshuar masën e sigurisë duke hedhur poshtë kërkesën për masë me detyrim paraqitje ndaj Taçit.
Kërkesa për revokim të masës së sigurisë ndaj Rezart Taçit, e dorëzuar nga avokatët Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, kishte si objekt kërkesën ndaj gjykatëses Farije Budo që të ndryshonte masën nga "arrest me burg" në detyrim paraqitje, kërkesë që u rrëzua.
Rezart Taçi akuzohet për dhunë për shkak të detyrës ndaj gazetarit, Mero Baze.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›