E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia bllokon pakingun tek “Dinamo”, reagojnë banorët

TIRANE-Sot në mëngjes një aksion policor i sektorit të antikrimit ka sjellë bllokimin e parkingut rreth stadiumit “Dinamo” duke sjellë reagimin e ashpër të banorëve të kësaj zone.
Operacioni i nisur nga policia e Komisariatit numër 2 në Tiranë dhe Zyrës së Antikrimit Ekonomik ka përfshirë të gjithë hapësirën para stadiumit “Dinamo” me qëllim verifikimin e të gjitha automjeteve pasi dyshohet për tregti të paligjshme të makinave. Por, banorët kanë reaguar ndaj këtij aksioni, pasi sipas tyre, janëe bllokuar padrejtësisht atomjetet e tyre private. Por, sipas polciia në këtë parking realizohet shitblerja e paligjshme e makinave dhe për këtë arsye janë bllokuar të gjitha hyrje-daljet në shesh.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›