Aplikimi i familjes Musha, për vizë në SHBA

07/02/2005 Dokumenti i llotarisë amerikane që mban firmën e Irena Selit i paraqitur për krahasim
TIRANË –Të afërmit e Irena Selit, paraqesin shkrimin e 39-vjeçares së zhdukur në një aplikim për llotarinë amerikane, kryer në vitin 2002. Letra edhe kjo e formatit A4, është shkruajtur nga Irena Seli. “Është një nga dokumentet e Irenës, që ka edhe firmën e saj, kam menduar se është më e sigurtë dhe më e vlefshme ndaj e kam paraqitur për krahasim”, thotë Ylli Seli, vëllai i Irenës së zhdukur. Dokumenti është një formular i zakonshëm aplikimi për llotarinë Amerikane me anë të cilës përfitohet viza. Ai është plotësuar nga Irena Seli, gruaja e zhdukur e cila ka hedhur firmën në fund të saj pasi ka shkruajtur emrin dhe adresën e banimit në Tiranë, Rruga “Irfan Tomini”, pallati 38/1, Ap.23.
Dokumenti
Dokumenti i cili do të krahasohet me shkrimin e “pakos së dashurisë”, përmban kërkesën për tu pajisur me vizë amerikane, për shtetasit Agim Musha, Irena Seli, Bruno Musha dhe Romina Musha. Sipas përmbajtjes së saj në gjuhën angleze, dokumenti përfaqëson kërkesën familjare të aplikimit për të përfituar vizë dhe lejeqëndrimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Prokurorisë së Krimeve të rënda, letra e aplikimit për në SHBA, tregon qartë se Irena e ka bërë këtë aplikim bashkë me Agim Mushën, djain dhe vajzën. Prokuroria ende nuk ka dhënë një version apo përfundim mbi këtë fakt, pasi është duke kryer verifikimet shkencore të hetimit. Ndërsa të afërmit e Irenës, e komentojnë lerën, si një provë që verteton se Irena nuk ka patur në plan të largohej drejt SHBA-ve e vetme.
Agimi
Në dëshmitë e tij për shtypin, Agim Musha, pronari i kompleksit “Bruno” në Tiranë, është shprehur se gjatë rrugës me traget nga porti italian i Triestes, për në portin e Durrësit, në një moment jka gjetur në çantën e gruas së tij Irenës, një pako e cila sipas Agimit, ishte dhuratë e Irenës për të dashurin e saj. Për disa ditë, Agim Musha u deklaroi mediave se letra, ishte njëra prej provave të forta në duart e tij, për tradhëtinë e gruas. Por dje, një media ka publikuar faktin se letra e gjetur në pakon e Irenës për të dashurin nuk ekziston. Aty ky fakt vihet në gojën e Agim Mushos, i cili e ka thënë atë në formën e një deklarimi. Argumenti i paraqitur është se letra ka akzistuar, por se është grisur në Tiranë nga motra e Agimi Mushës, Drita. Në vijim të kësaj, thuhet se motra e Agimit, e ka cilësuar të turpshme letrën duke e grisur atë. Por dje, vëllai i Irena Selit, e ka cilësuar këtë deklarim, si faktin që verteton mosekzistencën e letrës së shkruar nga motra e tij për të dashurin. Vëllai i të zhdukurës, ka paraqitur shkrimin e Irenës dhe letrën e autorit të pakos, për krahasim shkencor. Gjithsesi, Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Tiranë, ka të drejtën të mbërrijë dhe të vendosë, për përfundimin e këtij ballafaqimi dokumentash
Kronologjia
15 dhjetor 2004
Irena Seli dhe burrri i saj, Agim Musho pronar i kompleskit “Bruno”, nisen në një udhëtim nga Gjermania për në Shqipëri. Ata udhëtojnë me makinën e tyre deri në Itali, ndërsa marrin tragetin nga porti i Triestes për në Durrës.
16 dhjetor 2004
Personeli i portit të Durrësit, vulos pasaportat e dy bashkëshortëve të cilat mbërrijnë në Durrës. Agim Musho thotë se gruaja është larguar në këtë moment, pasi e kishte lënë tek makina. Familja e Irenës, thotë se ajo nuk ka mbërritur në Durrës.
20 dhjetor 2004
Pas publikimit të ngjarjes, Agim Musho paraqitet në komisariatin e policisë numër 2 të Tiranës dhe denoncon zhdukjen e gruas, katër ditë pas ngjarjes. Policia fillon veprimet e para të hetimit, pyetet paraprakisht Agim Musho për rrethanat e ngjarjes.
23 dhjetor 2004
Pasi mësojnë se bashkëshorti i Irenës ishte larguar në Gjermani, familja e të zhdukurës shkon në Durrës dhe bën kallëzim penal për ngjajen. Hetuesit e policisë marrin deklarimet e personave të afërt. Ata thonë se Irena kishte hipur në tragetin që është nisur nga Trieste, pasi kishte folur me motrën e saj në Gjermani.
12 janar 2005
pas disa hetimeve paraprake, policia e komisariatit numër 2 në kryeqytet, ia kalon dosjen Prokurorisë së Tiranës. Fillojnë hetimet për rrëmbim personi.
16 janar 2005
Agim Musho nga Gjermania, thotë se zhdukja e Irena selit, ka qenë një ngjarje dhe një inskenim i planifikuar prej saj. Musho e akuzon ish-gruan e tij për lidhje intime me një punonjës të policisë.
18 janar 2005
Merren në pyetje në prokurorinë e Tiranës, vëllai dhe daja i Irenës. Ata shprehin dyshimet e para për vrasje, ndaj Agim Mushos ndërsa thonë se ai është larguar në Gjermani, pa mësuar asgjë për të shoqen.
19 janar 2005
Dosja penale për zhdukjen e Irena Selit, i kalon për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Hetuesit e këtij institucioni thonë se dosja ka vetëm tre prova dhe se verifikimet e ngjarjes janë neglizhuar.
Numri nga Amerika
0012133300540
Numri amerikan nga i cili erdhi sinjali
Dy ditë pas zhdukjes së Irena Selit, në telefonin e vëllait të saj në Shqipëri, djalit Brunos, dhe bashkëshortit, Agimit, kanë mbërritur disa sinjale telefonike. Gazeta “Metropol” arriti të sigurojë numrin amerikan, nga i cili kanë marrë sinjalet të afërmit e të zhdukurës. Ai është 0012133300540, është një kartë e prodhuar dhe e shitur nga kompania “Jek”, e cila ka tregun e saj në Kaliforni. Agim Musha ka thënë teksa dilte nga Prokuroria se ka marrë sinjale nga ky numër për dy-tre herë, ndërsa nuk ka komunikuar. Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka filluar verifikimet, ndërsa nëse thirret numri, një sekretari në anglisht kërkon lënien e një mesazhi, të cilin hetuesit e kanë lënë, duke pohuar se janë në kërkim të Irena Selit, e cila është zhdukur prej datës 16 dhjetor 2004.