Erikson: Bekam është titullar

07/02/2005
Trajneri i përfaqësueses angleze Sven Goran Erikson më në fund iu ka rezistuar gjithë presioneve të javëve të fundit lidhur me pushimin që mund t’i jap kapitenit Dejvid Bekam për takimin miqësor kundër Holandës. Niveli i lojës treguar me ngjyrat e skuadrës përfaqësuese si dhe alarmi i ngritur për të aktivizuar në krahun e djathtë të mesfushës Shon Rajt Filips duket se e kanë vendosur në një pozitë të vështirë mesfushorin madrilen. Megjithatë në ditët e fundit Bekam ka shfaqur shumë përmirësime me fanelën e Real Madrid. Por, nga ana tjetër Erikson ka treguar vendosmërinë e tij duke deklaruar se Bekam do të jetë i gatshëm për t’u aktivizuar në formacionin titullar të skuadrës angleze. “Sigurisht që ai është kapiteni dhe prandaj do të vazhdoj që të mbetet akoma numri një në skuadrën tonë, ka komentuar Erikson. Unë e di se ai nuk ka zhvilluar një nivel lojë të mirë për pak kohë, por së fundmi ka treguar disa përmirësime të ndjeshme. Jam shumë i kënaqur për ecurinë e tij me skuadrën e Real Madridit”. Erikson ka qenë tepër i interesuar për formën e Bekam dhe prandaj e ka ndjekur lojën e mesfushorit gjatë takimit të zhvilluar në “Santiago Bernabeu” kundër Espanjolit. Bekam ka luajtur shumë mirë, por gjatë takimit ka pësuar një ndërhyrje të ashpër në shpatull, sidoqoftë Erikson pret që ai të rekuperohet shumë shpejt për ndeshjen miqësore kundër Holandës. “Mendoj se fizikisht ai ndihet shumë mirë, ka shtuar Erikson. Ka arritur të punoj shumë gjatë seancave stërvitore dhe prandaj ka luajtur me sukses në rolin e tij më të preferuar në mesfushën e ngjeshur madrilene. Ata kanë fituar ndeshjen dhe vazhdojnë të mbeten akoma në garën për titullin kampion. Mendoj se ka luajtur shumë mirë. Në pjesën e dytë u largua nga fusha si pasojë e një dëmtimi të lehtë, por nuk mendoj se ka për të qenë një problem deri ditën e mërkurë”.