E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leka: Ka një vit që nuk shkoj në Tiranë

06/02/2005  Nënoficeri i bazës së Vlorës. Më kanë terrorizuar me këtë histori

Agim Shemsi Leka, nënoficer në distriktin detar të Vlorës është ndjerë i tronditur, kur policia kriminale e Himarës e ka marrë në pyetje dhe mw pas, në banesën e tij në lagjen “1 Maji”, është ushtruar kontroll. “Unë jam ushtarak dhe nuk di se si mund të vijë policia e rendit, për të kryer veprime hetimore pa një mandat apo urdhër...“. Leka tregon stresin dhe presionin e kësaj ngjarjeje, duke dashur dhe dëmshpërblimin nga policia, për nxjerrjen e emrit në këtë histori.

Keni qenë në Tiranë?

Ka më tepër se një vit që unë nuk shkel në Tiranë. Jam me shwrbim, në bazën detare të Vlorës dhe s’kam pasur asnjë punë në kryeqytet. Nuk kam asnjë lidhje me këtë histori që ka shpërthyer shtypi, me dyqane e tunele.

Keni prona?

Unë nuk kam asnjë pronë, përveç familjes sime dhe punës që bëj si ushtarak.

Ju ka pyetur policia?

Po, më ka pyetur policia kriminale e Himarës për tri orë radhazi. S’e kuptoj që mua si ushtarak të më marrë në pyetje, policia e rendit, ndërkohë që mund të ishte ajo ushtarake, apo struktura të tjera të ushtrisë, sigurisht, nëse do kishin përse ta bënin këtë.

Po në banesë kanë kontrolluar?

Po, më kanë bërë kontroll dhe në banesë e ndjehem i stresuar unë dhe familja ime për këtë gjë.

Për çfarë të kanë pyetur?

Unë arrita ta kuptoj se çfarë donin nga unë. Më pyesnin a kam dyqan floriri në kryeqytet, a kam prona, a kam pasuri, kur kam qenë në Tiranë pwr herw tw fundit.

Çfarë numri telefoni keni?

E ku kam celular unë, me 13 mijë lekë që marr, s’më del të kem një luks të tillë. Kam qenë dhe jam çdo ditë në punë dhe mw del emri në histori të çuditshme!

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›