Shtëmbari: Kemi bërë verifikime për Agim Lekën
06/02/2005 Pikërisht pas daljes së emrit Agim Leka, si qiramarrws i dyqanit të luleve, policia e Vlorës është vënë në lëvizje, për të identifikuar njeriun kyç, të hetimeve. Sipas drejtorit të policisë së Vlorës, z. Josif Shtëmbari: “Ne në polici nuk kemi shoqëruar asnjë person me emrin Agim Leka. Kemi bërë verifikimet përkatëse për një person tjetër që punon në marinë, në bazën e Pashalimanit, por që s’ka asnjë lidhje me emrin e autorit të dyqanit të luleve në Tiranë”. Të pyetur nga gazeta, oficerë të distriktit Vlorë kanë pohuar se është tjetër Agim Leka, kolegu i tyre e nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, si nga mosha që është shumë më e madhe se 30 vjeç, por edhe nga profesioni që s’është ndërprerë për asnjë ditë nga marina. Sipas burimeve në policinë e Vlorës, personi që është publikuar si vlonjati, nuk ka asnjë lidhje me këtë qytet, por mendohet të ketë qenë një pasaportë e falsifikuar, me qëllim për t’u humbur gjurmët e vërteta.