Saki: Reali po përmirësohet

07/02/2005
Arrigo Saki është njeriu më i lumtur në botë, të paktën për momentin, për dy motive: e para sepse në dimër ka firmosur me Real Madrid, skuadër që në atë kohë ishte duke kaluar momente krize dhe e dyta sepse bashkë me trajnerin Luksemburgo e ka bërë skuadrën mdarilene të fitojë.
Pas fitores së bujshme me Espanjolin, 4-0, drejtori teknik është paraqitur në një konferencë për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
- Arrigo, ky Real Madrid nuk ndalet më. Si do ta komentoni fitoren në Bernabeu me Espanjolin?
- Jam shumë i kënaqur sepse kjo skuadër ka gjetur vazhdimësinë dhe rezultatet që kohë më parë mungonin. Fitorja me Real Madrid ka qënë shumë e rëndësishme, mbi të gjitha për klasifikimin. Barcelona është një skuadër e madhe dhe diferenca me kalatanasit është e konsiderueshme. Vetëm duke fituar mund të besojmë tek titulli kampion.
- Shumë vetë pyesin: sekreti i fitoreve ka qënë Luksemburgo apo Saki?
- Ndihem shumë keq kur më bëjnë një pyetje të tillë. Luksemburgo është një trajner shumë i mirë që është ulur në pankinën e një skuadre të madhe si ajo e Real Madrid, por sigurisht është mbështetur edhe nga drejtuesit e skuadrës. Nuk mund të ecim përpara nëse midis trajnerit dhe drejtuesve nuk ka alegri.
- Zidane dhe Bekham janë duke luajtur shumë mirër qysh kur ka ardhur Gravesen. Si mendon?
- Është e vërtetë, prezantimet e Zidanes dhe Bekham kohët e fundit kanë qënë në rritej dhe një nga motivet është edhe loja e Gravesen. Tomas është një futbollist me karakteristika fantastike: ndihmon skuadrën në aksionet sulmuese dhe është gjithmonë i pranishëm në mbrojtje. Realit i ka munguar shumë një futbollist i tillë.
- Eto ka bërë ironi me futbollistët e Real Madrid...
- Më vjen keq sepse një futbollist i madh si ai duhet të jetë më i matur kur flet. Gjithësesi, nuk jam nga ata që prerferoj të komentoj deklarata. Mund të them se Eto do të marrë përgjigjen më të mirë në fushë.
- Santiago Solari ka rinovuar kontratën deri në fund të 2009-ës. Cili ka vendosur?
- Kam biseduar me presidentin Floreitno Perez dhe i kam thënë që Solari është një futbollist shumë i rëndësishëm për skuadrën. Pas disa ditësh kemi rinovuar me një futbollist që jem gjithçka në fushë. Edhe Solari është shumë i lumtur.
- Nëse Moxhi të ofron Del Pieron për Ronaldon si do të përgjigjeshe?
- Aleks është një futbollist i madh, që për shumë vite ka dhënë maksimumin me bluzën e Juventusit dhe nuk mendoj se do të hidhet në shitje pavarësisht polemikave të kohëve të fundit. Ronaldo është një futbollist i pashitshëm dhe nuk do të largohet nga Real Madrid përpara fundit të kontratës.
- Juventusi ka humbur dy ndeshjet e fundit në kampionat. Mendon se do të ndikojnë për takimin e Ligës së Kamponeve, pikërisht kundër Realit?
-Nuk kam asnjëherë besim tek Juventusi, sepse janë skuadra më e mirë në Itali dhe vite më parë kanë fituar ndeshje të mëdha kur vinin nga disa humbje rresht në Serinë A. Nuk duhet të gjënjehemi me rezultatet e fundit.