E Hënë, 2 Nëntor 2026

Udhëtimi, vetëm dy dëshmitarë

07/02/2005  A është e vështirë për një pasagjer trageti të shohë nëse zbret një udhëtar tjetër nga mjeti udhëtues i përbashkët. Në rastin e tragetit “Venezia”, mbërritur në Durrës në datë 16 dhjetor nga porti i Triestes, sipas dokumentave, nuk rezulton të ketë qenë e vështirë. Sipas një listë të pavertetuar, 102 kanë qenë pasagjerët e tragetit me të cilin kanë udhëtuar Agim Musha dhe Irena Seli, gruaja e zhdukur. Mes 102 personave në një traget të madh, besohet se nëse do të kishte ndodhur diçka, patjetër që do të ishte vënë re. Në fakt jo pak persona nga lista, kanë thënë se janë nisur nga porti i Barit dhe jo nga ai i Triestes dhe se nuk kanë mbërritur në Durrës në ora 14.00, por në ora 13.00. Por nga 102 dëshmitarë të udhëtimit, vetëm dy besohet të jenë të vlefshëm për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ndodhet para hetimit të një dosje, më shumë se të vështirë. Dy këta persona, kanë pohuar se e kanë parë Irenën në traget. Agimi dhe ajo kanë pirë kafë dhe janë parë uke lëvizur në kabinën e prenotuar prej tyre e cila sipas hetimeve ndodhet në katin e dytë të tragetit. Por nëse dëshmitarët tregojnë diçka për atë që ka ndidhur në traget, askush nuk i ka pohuar ende Prokurorisë se ka parë Irena Selin duke zbritur nga trageti. Ky fakt është konfirmuar me bindje të plotë nga Agim Musha, i cili u ka shprehur hetuesve sigurinë e tij, se Irena ka zbriur në Durrës dhe se është zhdukur më pas duke u larguar jashtë vendit. Musha, ka pohuar madje se nga dy dëshmitarë ka arritur në 20 të tillë të cilët mund ta pohojnë për Prokurorinë, zbritjen e Irenës në Durrës. Prokuroria saktëson se nuk ka asnjë të dhënë, për ndonjë të papritur në traget, por mungesa e një konfirmimi të besueshëm për zbritjen e Irenës në Durrës, më shumë sesa ngre dyshime, për hetuesit është një rrugë hetimi pa shpresë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›